'Libanezi', Berisha: Fajtor shteti!
Rama:Gjykatësja jote i dha dajak

'Libanezi', Berisha: Fajtor shteti!<br />Rama:Gjykatësja jote i dha dajak
Debati në Kuvend është zhvendosur ditën e sotme dhe tek biznesmeni libanez i cili pas dhunës që pësoi në Shqipëri, tërhoqi investimin dhe u largua nga vendi. Deputeti Sali Berisha akuzoi qeverinë, si fajtore të vetme për largimin e biznesmenit Faadi Mitri.

 "Në kohën time investimet në 5 vitet e fundit arritën një mld $". Berisha akuzoi Ramën se akti i parë që ka bërë kur erdhi në pushtet ishte anulimi i lejes për investimin e biznesmenit libanez që u dhunua, por që më pas sipas ish-kryeministrit,  "E rikthyet, pasi i bëtë ryshfet, ndërsa ia morët sërish se doli ryshfet më i madh" tha ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë tha se e ka takuar biznesmenin dhe ky i fundit i ka rrëfyer kaluarin e vuajtjeve që kishte hequr nga qeveria e djathtë për sipërmarrjen e tij.
Rama u shpreh se qeveria i ka dhënë zgjidhje cdo problemi të libanezit, por dhuna e papritur, u shkaktua nga një vendim gjykate që sipas kryeministrit, ‘janë gjykatat e Saliut”.

"Më vjen mirë që mbasi flisni broçkulla ikni se nuk doni të dëgjoni përgjigjet. Përsa i përket ligjit të plehrave do të flas më tutje.

Më bëri përshtypje ligjërata e Tabakut dhe recitimi i lotëve të krokodilit për sipërmarrësin që u bë lajm ditët e fundit për shkak të dhunës.
Investimet e huaja në tre mujorin e dytë janë 261 milionë euro, tre mujori më i lartë i tre viteve të fundit. Po kështu është kur as lexon edhe as kupton. Sali koha jote ka vdeku! Sa herë merr fjalën do të na cosh për vizitë në varrezën e kujtimeve të tua, thuaja vetes para pasqyrës.

Sot sipërmarrësi që u largua mund të shikojë para pasqyrës plagët e sistemit që ngrite ti.
Biznesmeni erdhi në zyrën time dhe më ka shtruar të gjithë kalvarin e zvarritjeve dhe tmerreve të viteve të tëra kur nuk merrte dot zgjidhje për probleme të natyrës administrative.

Qeveria jonë ia ka zgjidhur të gjitha problemet dhe pas zgjidhjes, pa pritur del dhe i jep dajak një gjykatëse që kthen pronën brenda zonës së investimit në korrik të këtij viti, që u bë shkak për konfliktin.

Atë goditje, ata që ia dhanë, sepse fuqinë e morën nga gjykata e tua Sali, dhe nga sistemi që ngritët që ju dhe me reformën në drejtësi ne duam ta përmbysim me Vetingun.
Kështu si ajo gjykatësja bën kthim prone me motivacion, që ata që e marrin kanë korrur barin aty. Gjykatësja dhe fijet e interesit që lidhin vendimin e gjyqit me korrësit e barit dhe nuk pate kurajon që ta mbroje atë njeriun atje.

Ata që e goditën ishin arma, pasi dora ishte gjykatësja. Është e lehtë shumë të çohesh. Kjo qeveri ka përgjegjësinë të merret me ndërtimin e të ardhmes, por edhe me çminimin e zonës ku operojnë. Si ka mundësi që barbarizohet një sipërmarrës dhe Saliu nuk flet, që nuk lë shpifës dixhital pa e promovuar në fletën e fletërrufeve dhe nuk hap gojën për atë që nuk barbarizohet atje.

Goditja e sipërmarrësit nuk i erdhi nga klima e biznesit, por nga gjykatësja. Kositësi i barit bëhet pronar dhe i kthehet prona brenda hapësirës së investimit. Ai është viktimë e sistemit të drejtësisë që ngriti PD, nuk ka të bëjë me vullnetin e qeverisë për të mbështetur investitorët e huaj. Ka pasur të gjithë dokumentet për të filluar punën dhe papritur i shfaqet një gjykatëse që Saliu e njeh mirë.

Sali, përgjigjen e morët në Dibër, por do ta merrni akoma më mirë vitin tjetër nga Kukësi deri në Vlorë
"
rama berisha mitri
REPLIKON BERISHA
Berisha nuk ka munguar me replikën e tij të radhës. Sipas deputetit, Rama ia prishi kontratën kompanisë së libanezit, dhe se të gjitha veprimet, përfshirë dhe gjyqet u bënë në kohën kur e majta ka qenë në pushtet, si dhe gjyqet.
“Investimet e huaja. Rama përmendi investimet e tre muajve të fundit. Përsa i përket rrahjes së biznesmenit jam prononcuar dhe e kam dënuar. Dënova me ashpërsi krimin e mafies qeveritare ndaj biznesmenit libanez.
Një javë më parë kam denoncuar sulmin brutal ndaj biznesmenit Mitri dhe kam kujtuar kërcënimin me jetë konsullit të Libanit, se gjeti një investitor për ARMO-n.
Vijmë te rasti konkret te gjykatësi?
Akti i parë që ka bërë Rama, pasi erdhi në pushtet, ndaj kësaj kompanie, më datë 29 shtator 2013 ishte prishja e kontratës së qerasë në lidhje me pronarit të ligjshëm. Në datë 22 shkurt 2014 me urdhër të Ramës është zgjidhur tërësisht kontrata e shoqërisë OMNIX Albania. Pra nga data 22 shkurt OMNIX Albania sipas Ramës nuk kishte më asnjë të drejtë kontraktuale në Shqipëri. Isha unë në pushtet apo ju?
Rama, njeriu që zgjidhi kontratën unë isha në opozitë. Por më pas ndodhi e njëjta gjë si me plehrat, valixhja 4 milionë Euro. OMNIX iku, kur pas dy vitesh, më vjen në zyrë njëri nga kryesorët e familjes në Katar dhe më njofton se Rama se më thotë aman filloi sa më parë. I thashë më bëhet shumë qejfi. Prisni!

Këta thonë se u zhvillua një gjyq, por kur?
Gjyqi nuk u zhvillua në Korrik 2012 apo 2014, por të 2016.
Gjyqin nuk e ndoqën me Hickën dhe Dakën e tij, ky e mbylli gojën nga shuku i parave, ky i ka nxjerrë bandat e mafies në rrugë atij.
Unë nuk heshta, por e akuzova direkt këtë për aktin, ndërsa ky ka marrë tokën me Besnik Sulën
”.



Pas fjalës së kryeministrit, Berisha vijoi diskutimin mbi 1 orë nga foltorja e Kuvendit.

Replika vijohet me dy fjali nga Rama
"Më kishte shpëtuar deklarata për biznesmenin sepse nuk jam fansi juaj. Ti të vret natën dhe të qan ditën, Sali!” 

Më herët ishte socialisti Artan Gace që ngriti problemin e largimit të biznesmenit libanez nga Shqipëria, pas dhunës që pësoi javë më parë.

Investitori që iku me barrelë është ngjarje e dhimbshme ndaj sipërmarrjes dhe të ardhmes së turizmit e Shqipërisë. Prej 25 vitesh përsëritet e njëjta histori që dhunohen dhe dështojnë në invrestimet që ndërmarrin duke na cuar 10 vite më pas. Qeveri më të paafta në këto 25 vite nuk ka më. Nuk kemi thithur investitorë. Duhet të ndryshojmë të gjithë. Duhet të heqim dorë nga smira kolektive. Duhet ashpërsuar dënimi e të konsiderohet kriminale qëllimi për të lancuar bizneset. Investitorët janë si pëllumbat duhet bërë kujdes që ti mbajmë”.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë