'Lodra' e re e Angela Martinit
një SUPER Benz G Class AMG

'Lodra' e re e Angela Martinit<br />një SUPER Benz G Class AMG
I dashuri rumun i Angela Martinit, po bën GJITHÇKA për të bërë të lumtur vajzën që ka në krahë. Në fillim Festivali i Kanës, pastaj pushimet përrallore në Maldive dhe tani një super-makinë të tipit Mercedes Benz G Class.

E kotë të përmendim emocionin e Angelës në videot e publikuara në Snapchat, teksa eksploronte makinën së bashku me një miken e saj dhe dëgjohet në sfond të falënderojë miliarderin rumun Dragos Savulescu.

Angela ende nuk di ta përdorë mirë mjetin e ri, por me siguri do praktikohet në ditët në vijim për t’u argëtuar sa më shumë me ‘lodrën e saj më të re’. Një makinë e këtij lloji bën pjesë tek makinat e luksit dhe kushton nga 150,000-218,000 dollarë.



Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike