'Lonely Planet' promovon
Bunk’Art 2: Rama: Për keqdashësit

'Lonely Planet' promovon<br />Bunk’Art 2: Rama: Për keqdashësit
Sajti  “Lonely Planet” ka shkruar një artikull të gjatë për hapjen e muzeut Bunk’art2  në Tiranë, duke e cilësuar si një muze që hedh dritë mbi persekutimin politik të epokës komuniste shqiptare.
 
“Ky bunker topsekret, i ndërtuar ndërmjet viteve 81’- 86’, kishte për qëllim që të bëhej mburojë dhe vend fshehje për zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme, në rast të një sulmi bërthamor. Tashmë ai dokumenton foto dhe histori që tregojnë për persekutimin politik. Muzeumi është krijuar gjithashtu edhe si një memorial për të nderuar mijëra persona që u burgosën dhe u ekzekutuan nga regjimi komunist.”- shkruhet në artikullin e “Lonely Planet”.
 
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në 'Facebook' artikullin që i kushtohet “Bunk’Art 2” në “Lonely Planet”, ku shkruan se kur ekspozohet e shkuara përveçse për të kuptuar historisë kontribuon edhe për ekonominë, përmes turizmit.
 
“Tregojani të keqkuptuarve dhe “përplasjani” në fytyrë keqdashësve.
Ja se si kur ekspozohet, e shkuara përveçse për të kuptuar historisë kontribuon edhe për ekonominë, përmes turizmit. Nga LONELY PLANET, pikë referimi e turizmit botëror”- shkruan Rama.

Shkrimi i plote në 'Lonely Planet'
Një bunker antibërthamor i shndërruar në muze është hapur këtë të shtunë në Tiranë i cili hedh dritë mbi persekutimin politik të kundërshtarëve të regjimit komunist gjatë viteve kur udhëhiqte Enver Hoxha.

Ku bunker sekret u ndërtua në mes viteve 1981-1986 dhe ka shërbyer si një strehim të zyrtarët e lartë të ministrisë së brendshme në rast të një sulmi bërthamor. Tashmë ky muze dokumenton historitë e policisë shqiptare. Në të ekzpozohen foto dhe pajisje të përdorura për persekutimin e qytetarëve shqiptarë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20.

Muzeu i quajtur BunkArt 2 është krijuar si një memorial për mijëra njerëz të cilët janë burgosur dhe ekzekutuar nga regjimi komunist. Qindra bunker janë ndërtuar në të gjithë vendin me urdhër të diktatorit Enver Hoxha. Shqipëria jetoi në izolim të plot duke patur frikën e një pushtimi të mundshëm nga Bashkimi Sovjetik dhe SHBA.

Gjatë viteve të fundit, qeveria shqiptare me kryeministër Edi Ramën ka hapur shumë qendra të periudhës komuniste të hapura për vizitorët. Një prej tyre është edhe ishulli i Sazanit.

Por një tjetër qendër shumë impresionuese është 'Bunk Art' një tjetër bunker i ndërtuar në 1970 për të strehuar elitën politike dhe ushtarake. Ai ndodhet në periferi të Tiranës dhe është shndërruar në vitin 2014 në një muze bashkëkohor . E po ashtu në kryeqytet është edhe Shtëpia e gjetheve.
 
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë