'Mbetjet',Bare: Dekreti i Nishanit
s'qëndron, pse abstenova 

'Mbetjet',Bare: Dekreti i Nishanit<br />s'qëndron, pse abstenova <br /><br>
Është folur shumë në lidhje ligjin e importit të mbetjeve i cili u diskutua gjatë në sesionin e shkuar parlamentarë por që nuk u finalizua pasi Ish-presidenti Nishani e ktheu atë me dekret.

Ndërsa ditën e djeshme  Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dekretin e Nishanit duke e rrëzuar përfundimisht ligjin e mbetjeve. 

Në lidhje me këto, ka folur deputeti i PS Besnik Bare, iniciatori i këtij ligji, i cili abstenoi në votimin e djeshëm, vendimi i  cili, sipas Bares erdhi pasi vendimi për pranimin e dekretit ishte marrë në grup, dhe kur je pjesë e një force politike vendimet sipas tij janë të grupit dhe jo personale.

I ftuar në studion e Report Tv, Bare u shpreh se në fakt nuk bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme por për importimin e vetëm katër rrymave: letër, alumin, dru dhe plastikë, duke shtuar se termi “mbetje nuk është përdorur siç duhet.

“Ligji i mbetjeve është ligji më konservatorë në rajon e në Europë pasi nuk bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme, por vetëm për katër rryma: letër, alumin, dru e plastikë.
Kriteri themelorë për mbrojtjen e mjedisit është riciklimi i mbetjeve pastaj vjen inceneratori dhe landfilli. Ne duhet të shkojmë në reduktimin dhe ripërdorimin e mbetjeve. Duhet të kemi industri ricikluese. Dhe me gjendjen e tanishme industritë ricikluese kanë dy mundësi o të falimentojnë o të largohen nga Shqipëria
”, tha Bare.

Shqiptarët, shton Bare më së shumti duhet të shqetësohen për të tjera produkte që importohen, si dhe ushqimet që konsumojnë.

Në Shqipëri importojmë miliona ton produkte të ndryshme. Si është e mundur që nuk shqetësohemi për ushqimet që konsumojmë, por shqetësohemi për 30 mijë ton letër e plastikë që është në funksion të pastrimit të Shqipërisë”, tha Bare.

Sipas Bares nuk qëndron në substancë as dekreti i  ish-Presidentit Nishani.

Për mendimin tim Dekreti i Nishanit nuk qëndron, së pari sepse nuk quhet mbetje një substancë që ka vlerë përdorimi dhe Presidenti nuk flet për këtë dhe së dyti ajo po i nënshtrohet një procesi industrial dhe nuk ka ndikim në mjedisin dhe shëndetin e njeriut, dhe për këto  nuk flitet”, thotë Bare.


Referendum? Të dëgjohen ekspertët, pse jo më pas
I pyetur në lidhje me nevojën e një referendumi në mënyrë që të pyeten qytetarët, Bare shprehet se ky është hapi i fundit, por më parë duhet të flasin ekspertët e të informohen ndershmërisht qytetarët.

Nuk ka nevojë për referendum të dëgjohen ekspertët, është hap i fundit por më parë të ezaurohen hapat me radhë.

"Nuk ka asgjë të keqe të pyesësh qytetarët, absolutisht por përpara se të kalojmë atje të ezaurojm etapat e para mos ti djegim”, thotë Bare.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor