Krim i rëndë në Konispol, burri vret gruan me sëpatë! Djali e shtyn nga shkallët pas sherrit, vdes dhe 69-vjeçari, arrestohet 40-vjeçari (EMRAT)

Konispol- Një krim i rëndë në familje dhe i dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Konispol të Sarandës. Burri, pas një grindjeje të çastit, ka vrarë më sëpatë bashkëshorten e tij në banesë.

Por pak çaste më pas, gjatë konfliktimit edhe me të birin 40-vjeçar, njoftohet se ky i fundit e shtyu nga shkallët, teksa edhe i moshuari gjeti vdekjen minuta më pas nga lëndimet e marra.

Ngjarja e rëndë sipas njoftimit paraprak të policisë vendore, ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm (6 Gusht), në fshatin Shalës. Policia sqaroi se autori-viktimë, Hysen Islamaj, është 69 vjeç, kurse gruaja e tij që humbi jetën, Shano Islamaj, 66 vjeçe. Burime zyrtare thanë se kanë nisur edhe hetimet e menjëhershme dhe po kryen procedurat paraprake. 

Gjithashtu u bë edhe prangosja e autorit të dyshuar, djalit të viktimave, Klementin Islamaj, 40 vjeç, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.

“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe. Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje”, njoftoi policia zyrtarisht.

Hetimeve iu bashkangjit edhe Prokuroria vendore, teksa mbeten ende aktive dhe në proces verifikimi dhe marrje dëshmish e provash. Mësohet se çifti i të moshuarve që mbeti viktimë e krimit në familje, kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

I dyshuari pas arrestimit po merret në pyetje dhe prokuroria do klasifikojë më tej edhe veprën penale, nëse do e ngrejë akuzën për vrasje me dashje apo në rrethana aksidentale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:58
Krimi i rëndë në familje në Konispol, mbesa pa vrasjen e telefonoi të atin: Hajde në shtëpi se gjyshi vrau gjyshen

1722934841_1722934227klementislamaj.jpg

Foto: Klement Ismailaj 

Zbulohen detaje të reja lidhur me krimin në familje që tronditi sot në mëngjes Konispolin. Në fshatin e Shalës 69 vjeçari, Hysen Shano njihej si person i konflikteve dhe të gjithë në atë zonë e njohin si ‘sherrxhi’

Mësohet se ka qenë mbesa e tij, vajza që ka marrë të atin, Klementinin dhe i ka thënë se gjyshi vrau gjyshen.

40 vjeçari, Klementin Ismailaj gjatë konfliktit me të atin Hysen Islamaj e ka shtyrë nga shkallët dhe i moshuari ka gjetur vdekjen disa minuta më pas.

 

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Evropa mbushi kupën, Shehi dhe Partizani u krisën kohë më parë! Pasuesi pritet i huaj

Eliminimi nga Evropa mbushi kupën, Shehi dhe Partizani u krisën kohë më parë! Pasuesi pritet i huaj