Eduard Zaloshnja: Tavo më përfaqësues se sa Goro

Eduard Zaloshnja: Tavo më përfaqësues se sa Goro

Vangjel Tavo

Ne nje sondazh qe zhvillova ne gjithe territorin e Bashkise Himare nje jave para zgjedhjeve, ishin perfshire edhe pyetje demografiko-politike. Gje qe me krijon mundesine te krahasoj profilin e perkrahesve te ketushem te Tavos me ata te Goros.

Nder te anketuarit qe kishin votuar per PS me 2021 (kur kufijte ishin mbyllur prej pandemise), per Tavon votonin me shume se sa kishin votuar vjet per Goron. Epersi e ngjashme verehej edhe nder te anketuarit qe kishin votuar me 2021 per PD-AN ose qe nuk kishin votuar fare me 2021.

Nder te anketuarit e vetdeklaruar si te etnise greke, perkrahesit e Tavos ishin me te shumte se ata qe kishin votuar per Goron. Gjithashtu, e njejta gje verehej tek te anketuarit e vetedeklaruar te etnise shqiptare.

Nder te anketuarit e vetedeklaruar si te krishtere, perkrahesit e Tavos ishin me te shumte se sa ata qe kishin votuar per Goron. E njejta epersi verehej tek te vetedeklaruarit si myslimane apo ateiste.

Edhe per sa i perket grupmoshave, Tavo kishte epersi ne perkrahje ndaj Goros nder moshat e reja, te mesme dhe te vjetra. E njejta gje vlen edhe per shperndarjen gjeografike te perkrahjes - Tavo kishte epersi ndaj Goros ne secilen nga njesite administrative te Bashkise Himare.

SHËNIM: Nuk u zhvillua te djelen ndonje exit-poll ne Bashkine Himare, qe ta mesonim profilin demografiko-politik te votuesve te ardhur nga jashte, por me afersi kam ekstrapoluar qe 51% e tyre votuan per Tavon, krahasuar me 27% qe votuan vjet per Goron.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024