Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një takim konsultues me përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave, ekspertë mjedisorë dhe qytetarë, të cilët ngritën shqetësimin dhe parashtruan para kreut të shtetit kërkesën për mosdekretimin e disa ndryshimeve në ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe rikthimin e tij për shqyrtim në Parlament.
Përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, aktivistët civilë, si dhe ekspertët ligjorë dhe mjedisorë bënë një përshkrim të situatës aktuale si dhe paraqitën argumentet e tyre për disa të meta thelbësore dhe mungesën e standardeve, në hartimin e Ligjit për Importin e mbetjeve, me pasoja negative në jetën e qytetarëve.
Pasi renditën argumentet e tyre të shumta që nisin sipas tyre, nga ato mjedisorë, ligjorë, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të së drejtës për informim, e deri te ruajtja e shpresës dhe sigurimin e një jete sa më të mirë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm.
Kreu i shtetit shqiptar, duke e konsideruar çështjen e ligjit për Importin e mbetjeve si të një rëndësie madhore, me një ndjeshmëri të madhe në opinion publik e me ndikim të gjerë dhe afatgjatë në jetën e qytetarëve shqiptarë, e çmoi së tepërmi takimin konsultues me përfaqësues të shoqërisë civile dhe ambientalistët si “shumë të vlefshëm në procesin e shqyrtimit dhe dekretimit të tij me seriozitet dhe përgjegjësi maksimale”.
“
Çështjen dhe kauzën tuaj, për të cilën duhet të vazhdoni të këmbëngulni, po e trajtoj me shumë seriozitet ligjor, institucional dhe personal, jo vetëm në cilësinë e kreut të shtetit, por edhe si një qytetar shqiptar dhe si prind. Ju garantoj se për sa kohë do të jem në këtë zyrë, nuk do ta zhgënjej asnjëherë interesin publik të qytetarëve”, u shpreh presidenti Nishani.
Presidenca thekson se, ky takim konsultues, i thirrur përpara se Presidenti i Republikës të shprehet si interpretues i parë i Kushtetutës së Republikës, është i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin juridik dhe legjislativ, por edhe në atë të interesit të qytetarëve për shkak të ndjeshmërisë së madhe që ka shkaktuar në opinion publik aprovimi i këtyre ndryshimeve ligjore në Kuvend.
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.7%
-
Trump
48.2%
-
S'kam mendim
4.1%
Vota total: 10251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska
5 Nëntor, 22:12
-
'Amerika vendos', Rudina Hajdari zbulon në Report Tv: Votova për Trump! Do i sillte ndryshim botës! Kadilli: Ka alarm në agjencitë e OKB
5 Nëntor, 22:07
-
Kandidati demokrat për zëvendëspresident: Kemi zgjedhjet më të drejta, më të lira dhe më të sigurta
5 Nëntor, 22:07
-
Lufta/ Netanjahu shkarkon ministrin Galant, Protesta në Tel Aviv dhe Jeruzalem! Përleshje edhe afër shtëpisë së kryeministrit
5 Nëntor, 21:54
-
SHBA/ Kamala falenderon vullnetarët! Beyonce krah saj thirrje ta votojnë
5 Nëntor, 21:51
-
Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara
5 Nëntor, 21:43
-
Spahiu: Izraeli gjithmonë bëhet me fituesin në SHBA, dhe këtë radhë ata mbështesin Donald Trump
5 Nëntor, 21:42
-
Spahiu: Gjermania dhe Europa e kanë balancuar qëndrimin ndaj Trump dhe i kanë paraprirë një fitore të tij
5 Nëntor, 21:37
-
Vlorë, emërohet kreu i ri i IMT-së në bashkinë e Vlorës, ja emri
5 Nëntor, 21:35
-
SHBA/ Kandidati republikan për zëvendëspresident: Votoni, ende mund të fitojmë ose humbim
5 Nëntor, 21:30
-
Spahiu: Në Serbi ka filluar festa për fitoren e Trump! Vuçiç ka lobuar fort gjatë fushatës me republikanët
5 Nëntor, 21:28
-
Trump apo Harris/ Spahiu: Shqiptarët të ndarë dhe paqartë se fitorja kujt është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës
5 Nëntor, 21:22