'Medea' shfaqet në Tiranë,regjisori
grek:Vlerësoj aktorët shqiptarë

'Medea' shfaqet në Tiranë,regjisori<br />grek:Vlerësoj aktorët shqiptarë<br>
Tragjedia “Medea” do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Dilemat e këtij personazhi nuk kanë të mbaruar. A do të mundet publiku të ketë durim të dëgjojë rrahjet e zemrës së një nëne që vret fëmijët.  

Regjisori grek, Dimitris Mylonas, ia ka besuar Medean, këtë rol të vështirë, Luiza Xhuvanit. “Aktorët shqiptarë që luajnë në këto role nuk i njihja, por kur nisa punën e kuptova se janë perfektë për rolet e kësaj vepër. Janë punëtorë të zotët dhe e kuptojnë kaq mirë tragjedinë. Kësaj tragjedie dua t’i ruajë origjinalitetin pa marrë parasysh vendin e origjinës dhe as vendin ku luhet, por duke pasur parasysh universalitetin dhe gjenialitetin e veprës”, tha regjisori grek.

Tragjedisë greke i bashkohet kasti i aktorëve më të mirë shqiptarë si Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti, Ahmet Pasha, e të tjerë.

“Unë nuk doja të bëja paralelizëm me atë që ndodh sot, sepse do të ishte paralelizëm naiv. Euripidi është në një nivel shumë më të lartë të perceptimit të marrëdhënies dhe përplasjes së dy kampeve gjinore, mashkullor dhe femëror. Puna e deritanishme, them se regjisori jo vetëm e ka hedhur këtë si ide dhe ka dashur ta përcjellë këtë ide, por e ka materializuar në tërësinë e spektaklit që ka ndërtuar. Cilido spektator që do vijë të shohë shfaqjen nuk do të pozicionohet me asnjë, por kush ka të drejtë, gjithsecili ka të drejtën e vet t’i japë të drejtë Medeas për atë që bën, apo Jesonit për atë që bën”, theksoi aktori Trebicka.

Aktorët shqiptarë premtojnë një imazh origjinal të dramës tragjike, që ka kapërcyer kufijtë e shekujve që nga viti 431 para Krishtit, kur Euripidi e shkroi. “Medea” do të shoqërohet me muzikën e kompozitorit grek, Pavlos Katsivelis, dhe me pjesë koreografike të Gjergj Prevazit.

Teatri Eksperimental premton 12 shfaqje të Medeas, të cilat do të fillojnë nga datat 3 deri më 18 shkurt.

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan