'Mendjet e bukura',ja 5 gazetaret
që persekutoi Enver Hoxha

'Mendjet e bukura',ja 5 gazetaret<br />që persekutoi Enver Hoxha
Nuk janë vetëm Musine Kokalari e Sabiha Kasimati, por edhe një tjetër intelektuale e shquar nga Gjirokastra, Selfixhe Ciu, që është dënuar dhe internuar barbarisht nga Enver Hoxha.
 
Tri intelektualeve iu shkatërrua jeta nga diktatori i lindur në vendlindjen e tyre. Dhe historia tragjike nuk mbaron këtu.
 
Ka një tjetër histori të varrosur nga diktatura, persekutimi i 5 grave që kanë pasur aktivitetin më të rëndësishëm në shtypin e viteve ꞌ30 – ꞌ44.
 
Historia e tyre zbulohet në aktivitetin “Mendje të bukura”, kushtuar 5 gazetareve të para shqiptare: Musine Kokalari, Selfixhe Ciu, Ollga Plumbi, Afërdita Asllani dhe Mila Vangjeli-Prela.
 
Në Sallën COD të Kryeministrisë në një panel me deputeten Mesila Doda, shkrimtaren Vera Bekteshi, Marenglen Kasmin, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u hodh dritë mbi veprimtarinë e tyre.
 
Duke kujtuar misionin e veçantë në emancipimin e shoqërisë shqiptare, deputetja Doda bëri apel që të hapen dosjet e ish-persekutorëve të këtyre grave të shquara.

“Këto gra përtej faktit që janë luftëtare të jashtëzakonshme, që arrijnë të mbrojnë mendimin e tyre, që nuk e kanë frikë dhe sfidojnë diktaturën dhe sfida është ajo që burrat me pushtet nuk durojnë dot. Nuk e duronin në atë kohë dhe nuk e durojnë dot as sot. Sot kanë më pak mundësi për të të bërë keq por ende sfidën e një personi me integritet qoftë burrë, qoftë grua nuk e duron dot kurrë një person që ka autoritarizëm fituar keq dhe të menaxhuar keq”, tha Doda.
 
Dita e parë e aktivitetit “Mendje të hapura” ka nisur me kujtimin e Selfixhe Ciut (1918-2003), mike fëmijërie e Musine Kokalarit, që pati të njëjtin fat me të.
 
E përfshirë në Luftën Antifashiste u përjashtua nga Partia në 1945-n, me të shoqin, Xhemal Broja dhe u internua në Kurvelesh e Lushnjë. Vera Bekteshi kujton profilin e kësaj gruaje të guximshme.
 
“Selfixhenë e kam njohur nëpërmjet tregimit të prindërve, fjalët e prindërve të mi më paraqesin një grua jashtëzakonisht inteligjente, elegante edhe të talentuar. Duke qenë e lindur në një familje të kamur por edhe arsimdashëse ajo pati mundësi të shkollohej në Shqipëri dhe jashtë saj. Studimet letrare i kreu në Francë në ’37-ën, në ’40-ën u martua me Xhemal Brojën në Paris dhe jo rastësisht në datën 14 korrikun në ditën e Bastijës. Po aty në Francë lidhjen me misionet Antifashiste dhe në kthimin në atdhe ndihmojnë në transportin e shtypit ilegal në grupin komunist të Shkodrës. Puna e tyre e parë është çelja e Librarisë “Shkëndija”, tha Bekteshi.
  
Shumë aktive gjatë viteve ‘30-‘44, Selfixheja me 4 koleget e tjera gazetare u shmangën nga jeta publike.
 
Idealiste dhe të guximshme ato gra tronditën shtypin e kohës me artikujt për demokraci e emancipim. Përdornin pseudonime: Afërdita Asllani njihej ne shtyp si Afras, Shega e Drita. Ollga Plumbi njihej në shtyp si Shpresa, Zita e O.P.
 
Mila Vangjeli-Prela filloi të botonte në vitin 1936. Pas 1994-s u mënjanua nga jeta politike. Takimi në kujtim 5 gazetareve, është i pari i një serie mbrëmjesh të dialogut për të shkuarën dhe shoqërinë e sotme shqiptare.

gazetarja

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë