'Shkrin' Basha: Të hapur për
kritikët, Selami: E urova

'Shkrin' Basha: Të hapur për<br />kritikët, Selami: E urova
Lulzim Basha do të jetë sërish kreu i PD-së. Më shumë se 53 mijë anëtarë të PD-së i kanë besuar votën e tyre Bashës duke i dhënë edhe një mandat tjetër 4-vjeçar në krye të Partisë demokratike.

Krahasuar me zgjedhjet e 22 korrikut 2013, ku në garë ishte po Lulzim Basha përballë të ndjerit Sokol Olldashi, pjesëmarrja në zgjedhjet e 22 korrikut 2017 është rreth 20 mijë vota më shumë.

Në 2013 votuan rreth 41 mijë anëtarë të PD, Lulzim Basha mori 33 mijë vota përballë, 8 mijë votave të Sokol Olldashit.

Në daljen e tij të parë pas fitores Basha u shpreh se dera e PD është e hapur për të gjithë ata që e kritikuan. 

Ai shtoi se është më i vendosur se kurrë më parë për ta forcuar Partinë Demokratike.

Në deklaratën e parë publike pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve për kreun e PD, të cilat nxorën fitues Lulzim Bashën, Eduard Selami deklaroi se e pranon rezultatin, duke theksuar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e PD-së. Sipas tij, Partia Demokratike doli më e fortë nga këto zgjedhje.

Në  zgjedhjet e të shtunës Basha ka arritur të marrë 53931 vota nga 59834 që votuan gjithsej, ndërsa Eduard Selami ka marrë 5136 vota. 

Numërimi i 73 kutive zgjati rreth 6 orë dhe rezultatet nxorrën fitues kreun e 'ngrirë' të PD, Lulzim Basha, i cili konsiderohet nga kritikët e tij si shkaktar i humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Proçesi i votimit për të zgjedhur kreun e ri të demokratëve, në 68 degët lokale në vend u mbyllur i qetë dhe pa incidente.

Për 11 orë, demokratët në të gjithë vendin bënë zgjedhjen e tyre, për atë që do ti drejtojë edhe në 4 vite opozitë. Dhe alternativa e tyre kanë qënë mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selami.
 
Në përgjithësi i gjithë proçesi shkoi i qetë dhe  në mesnatë nisi edhe procesi i numërimit. 
 
Rreth 104 mijë anëtarë demokratë nga 68 degë në rrethe, u janë drejtuar këtë të shtunë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Ishin 73 Komisione Votimi në 68 degë të PD në gjithë vendin.

Qendrat e Votimit u hapën në orën 08:00 dhe u mbyllen rreth orës 19:30 të së shtunës.

I pari që ka votuar ka qenë Eduard Selami në selinë qendrore të PD.

Ai tha se gara është e pabarabartë. Pas tij kanë hedhur votën Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Ky i fundit i cilësoi zgjedhjet në përputhje me statutin ndërsa shtoi se Basha është përgjegjësi kryesor për humbjen në 25 qershor.

Ndërsa kryetari i "vetëngrirë" i PD tha se procesi është i lirë e demokratik dhe se demokratët do dalin më të fortë e të bashkuar nga kjo garë. 



[gallery]23200[/gallery]

Zgjedhjet në PD, zhvillimet e fundit

13:00 Basha: Dera e PD hapur për kritikët


Pas fitores si kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se kjo forcë është e hapur për të gjithë kritikët.

Teksa falënderoi të gjithë demokratët për votën e tyre, Basha nuk harroi pa shprehur mirënjohje edhe për rivalin e tij, Eduard Selami.

Ai shtoi se vota e demokratëve është një borxh për të dhe se e ardhmja e PD është e sigurt.

"Kjo pjesëmarrje masive ishte shprehjee e besimit tek demokracia jonë por është edhe tregues se demokratët janë të vendousr të forcojnë PD është mesazhi se e ardhmja e PD është e sigurt. Falenderoj të gjithë ata që morën pjesë në debatin për zgjedhjen e kreut të PD

Falenderoi Selamin që vlerësoi demokratët sot jam mirënjohës ndaj të gjithë demokratëve që më votuan, Vota juaj më bën të ndiem i përulur, I di vërjetjet dhe brenga tuaja sikurse di dhe shpresat tuaja ndaj meje

Vota juaj një borxh i madh për mua borxh që do jua kthej duke punuar me vendosmëri . Vota e 60 mijë demakratëve vërtetoi se kauza e jonë clirimit të vendit nga droga është kauza e kohës së sotme ,është një kauzë që do të shkojë përpara.

Gara tregoi se PD është një parti e madhe evropianane, ne vërtetë humbën zgjehdjet por nuk humbën forcën dhe kurojën, nuk humbën shprtin tonë kombëtar e evropiane, Do të japim kontributin tonë për të ardhmen e Shqipërisë.

PD është forca që do ta coj vendin përpara. Duhet të shohim përpara duke u modernizuar. Sot dua të garantoj se PD do të jetë më demokratike duke i dhënë pushtet antarëve të saj. Siguroj anëtarët se vendimarrja do të jetë në dorën tuaj, do të vendosni ju se cilët do të jenë të përzgjedhurit tuaj. Të gjithë do të pyeteni.
 
Akti i djeshem nuk është një derë e mbyllur, janë të gjithë të mirëpritur edhe nëse për një moment ka humbur rrugën. Vota e djeshme ishte dhe një kontratë e re e për vendin për ta bërë Shqipërinë një vend ku sundon ligji, ku paratë dhe instrumentet e vendit janë për qytetarët" u shpreh Basha 



Ora 12:00 Rizgjidhet Basha,Selami:E urova me telefon,bashkë për PD të fortë

Pas publikimit të rezultateve të cilat konfirmuan fitoren e Bashës në krye të PD-së, rivali i tij Eduard Selami në një konferencë për  mediat  bëri me dije se do të vijojë të jetë anwtar i PD si dhe bëri thirrje që të gjithë të punojnë për një opozitë të bashkuar. Ai po ashtu u shpreh se kishte uruar Bashën për fitoren.

 "Pavarsisht rezultatit do të jem në forcimin e Partisë Demokratike.Falënderoj të gjithë ata që votuan vizonin tonë që ishte vizoni më i mirë. Por gjithsesi kjo ështe demokracia respektoj këtë votim.Telefonova Bashën dhe e urova për fitoren.

Thirrje të gjithë demokratëve të bëjmë një opozitë të bashkuar.  Edhe pse zgjedhjet ishin të pabarabarta  ishte një hap përpara, unë kisha një platformë konkrete
 
PD ka dalë më e fortë do të vijoj të jap  kontributin tim në PD  që PD të kthehet në shpresë për të gjithë shqiptarët" u shpreh Selami.



Ora 10:30 Reagon Topalli

Pas fitores së Bashës reagon  edhe një nga zërat më kritikë të tij Jozefina Topalli e cila gjatë një statusi në Facebook shkruan :

“Kali i Trojës në krye të PD dhe lufta e tij per te mbush kutite pasi demokratet e refuzuan me percmim”
 
Topall që në nisje e ka konsideruar garën një farsë duke mos marrë pjesë në zgjedhjet e të shtunës, edhe pse është një figurë e shquar e kësaj force politike

Këtë të dielë Lulzim Basha u rikonfirmua në krye të Partisë Demokratike duke fituar ndaj Selamit me 90% të votave.

Ora 09:53 Fitorja e Bashes,reagon Patozi

Vetëm dy orë pas shpalljes së rezultatit, ku  Lulzim Basha u konfirmua në krye të Partisë Demokratike, reagon  edhe një nga kritkët më të mëdhnj të këtij të fundit Astrit Patozi.
 
Në një status në facebook ai shkruan ironikisht se ka uruar Eduard Selamin  duke u shprehur se iu afrua shumë fitores. Kujtojmë se Basha fitoi me një diferencë të thellë ndaj Selamin. Basha siguroi më shumë se 50 mijë vota kurse Selami fitoi vetëm 5136 vota.
 
 Statusi i Patozit 
 
FALI ZOT, SE NUK DINË ÇFARË BËJNË!
Sot në mëngjes urova Eduard Selamin. Po e ndaj me ju tekstin e mesazhit, që i dërgova. "Urime Eduard! Nuk duhet të kesh asnjë peng. Megjithëse nuk fitove, i shkove shumë afër fitores."
Lulzimin nuk ishte e nevojshme, sepse e kisha uruar mbrëmë. 

Shumë miq më kanë marrë në telefon, të shqetësuar, por më shumë të habitur, për fundin e farsës së zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike. Sepse absurdi ka kapërcyer çdo kufi. Por brenda pezmatimit të tyre ka edhe një dozë humori, që shoqëron gjithmonë fenomenet komike, të cilat bien më shumë në sy në politikë, për shkak të vëmendjes së lartë të publikut.

Pjesa më e madhe e atyre që kam komunikuar nuk e kuptonin dot se përse duhej bërë kaq trashë dhe pa u kujdesur fare që të ngjante pak e besueshme kjo maskarada e zgjedhjeve tona. 
Në fakt, ajo e ka një shpjegim.
Në korrik 2013 ata "armikun" e kishin brenda garës dhe nuk kishte rëndësi numri i votuesve, por vetëm raporti mes rivalëve. Dhe bënë gjithçka në këtë tokë që rezultati të dilte 8 me 2.

Dje nuk e kishin më këtë hall, pasi "armikun" e kishin jashtë garës, ndaj e rëndësishme ishte vetëm pjesëmarrja. Që refuzimi i demokratëve për farsën të mos lexohej. Dhe atë bënë, siç e parashikova pikë për pikë dje. Pa e vrarë fare mendjen që sapo kemi dalë nga një humbje dërrmuese, por që me sa duket i paska "dehur" demokratët dhe i ka shtyrë ata që ta duan më shumë udhëheqësin e tyre.
Në raste te tilla, njeriu e ka të vështirë për të gjetur fjalët. Ndaj e vetmja gjë që më vjen ndërmend është shprehja e Jezu Krishtit: "Fali o Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!"
Uroj shumë që të mos shkrepin fishekzjarre sot në oborrin e selisë për të festuar fitoren. Dhe mos u çudisni kur autori i humbjes së thellë me Edi Ramën, por edhe i fitores akoma më të thellë me Eduard Selamin, të dalë shumë shpejt, ndoshta sot, e t'u bëjë thirrje për bashkim, pikërisht atyre, që i përzuri apo i bëri të mos votonin fare më 25 qershor. Do të ishte njësoj si t'i kërkosh falje dikujt, pasi e ke vrarë.

Ora 07:00 Jemin Gjana shpall rezultatin

Ishte Jemin Gjana, kryetari i Komisionit Qendror Elektoral në PD, i cili në përfundim të numërimit të kutive nga 68 degët e Partisë Demokratike, shpalli rezultatin përfundimtar.

Numri i votuesve është 5.9834.

Fletë votimi të dëmtuara gjatë procesit janë 61 copë, të pavlefshme janë 766, të vlefshme janë 59067 te vlefshme.

Për kandidatin Lulzim Basha janë 53931 dhe për kandidatin Eduart Selami janë 5136. Komisioni shpall fitues zotin Lulzim Basha”, tha Jemin Gjana.

Në zgjedhjet e së shtunës, morën pjesë 59.834 anëtarë me të drejtë vote nga 103.952 anëtarë që ka Partia Demokratike në të gjithë Shqipërinë, ose 57.5 % e të gjithë anëtarësisë.

Ora 06:40 Përfundon numërimi, Basha kryetar i PD-së
Ka përfunduar proçesi i numërimit të votave për kryetarin e Partisë Demokraike dhe Lulzim Basha do të jetë sërish kreu i PD-së.

Më shumë se 53 mijë anëtarë të PD-së i kanë besuar votën e tyre Bashës duke i dhënë edhe një mandate tjetër 4-vjeçar në krye të Partisë demokratike.

Basha ka arritur të marrë 53931 vota nga 59834 që votuan gjithsej, ndërsa Eduard Selami ka marrë 5136 vota. 

Ora 06:00 Paraprake, Basha sërish kryetar i PD-së
Nga rezultatet paraprake të numërimit të votave për zgjedhjen ekryetarit të Partisë Demokratike, duket se demokratët kanë votuar Bashën si kryetar.

Proçesi i numërimit në selinë blu po shkon drejt fundit dhe nga rezultatet paraprake Lulzim Basha rikonfirmohet si kryetar i Partisë Demokratike.

Në të gjitha kutitë e numëruara Basha ka kryesuar bindshëm përballë Selamit.

Kur kanë mbetur më pak se 7 kuti për tu numëruar Basha është mbi 35 mijë vota para Selamit.

Ora 05:40 Basha kryeson me mbi 35 mijë vota nga 60 kutitë e numëruara
Kur kanë mbetur dhe 13 kuti për tu numëruar dhe janë numëruar 44850 vota, Basha ka marrë 40923 ndërsa Selami 3927 vota.

Sipas rezultateve paraprake dhe llogaritjeve, Basha merr sërish postin e kryetarit. 

Ora 05:20 Nga rezultatet paraprake, Basha fiton sërisht drejtimin e PD-së
Kur kanë ngelur më pak se 20 kuti për tu numëruar, Basha kryeson me një numër të madhë votash.

Nga numërimi i 54 kutive, Selami ka marrë shumë pak vota në krahasim me kundrshtarin Basha.

Ora 04:30 Numërohen 40 nga 73 kuti, Basha mban kryesimin
Nga 40 kutitë e numëruara, dhe nga 30811 vota ose mbi 50% e fletëve të votimit, Basha kryeson me 27886 vota, ndërsa Selami ka marrë 2925 vota.

Ora 03:40 Numërohen rreth 30 % e votave, Basha Kryeson bindshëm
Komisionet e numërimit kanë numëruar 29 kuti nga 73 që janë gjithësej dhe për kreun e ngrirë të PD-së, Lulzim Bashën kanë votuar 18 892 anëtarë, ndërsa për Selamin kanë votuar 2076 veta. 

Ora 03:00 Vijon numërimi i votave në selinë blu, Basha kryeson në të gjitha kutitë
Nga 16 kutitë e numëruara, kryeson kreu i ngrirë i PD-së, Lulzim Basha, i cili është në diferencë të madhe përpara Selamit në të gjitha zonat që janë numëruar. 

Ora 02:30 Numërohen 10 kutitë e para, Basha mbi 4 mijë vota para
Kurë janë numëruar 10 kutitë e para, kreu aktual I Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marë 4830 vota nga 5645 vota të vlefshme që janë numëruar.

Selami ka arritur të marrë nga 10 kutitë e para vetë 816 vota.

Mbeten për tu numëruar dhe 63 kuti, që do të shpallin fituesin e garës Brenda PD. 

Ora 02:00 Numërohen 5 kutitë e para, kryeson kreu aktual, Lulzim Basha
Janë numëruar 5 kuti nga 73 që janë gjithsej, dhe deri tani Basha kryeson bindshëm përballë Selamit.

Janë numëruar kutitë e Beratit, Poliçanit, Skraparit, Pogradecit dhe Këlcyrës.

Ora 01:30 Fillon numërimi i votave për kreun e Partisë Demokratike
Pas mbërritjes së 73 kutive të votimit nga gjithë Shqipëria, ka nisur proçesi i numërimit të votave që do të nxjerrin kreun e Partisë Demokratike për katër vitet e ardhshme. 

Nga ora 08:00 deri rreth orë 19:30 të së shtunës votuan për kryetarin e ri të PD-së, 59.766​ anëtarë ose 57.7% e anëtarësisë.

Votat do të numërohen nga shtatë komisione të cilat kanë përfaqësues nga të dy kandidatët për kryetarë.

numerimi

Ora 23: 15 Reagon Astrit Patozi në Facebook “Urime Lulzim! Farsa jote po kapërcen çdo imagjinatë”

Astrit patozi ka shkruan në Facebook kundër kreut të ngrirë të PD, Lulzim Basha, i cili është dhe kandidat për kreun e PD, në katër vitet e ardhshme.

Patozi duke ironizuar Bashën, e uron duke I thënë se nuk na ke zhgënjyer kurrë dhe se farsa e Bashës po kalon çdo imagjinatë.

Statusi i plotë i Patozit në Facebook
URIME LULZIM!
Urime Lulzim! Nuk na ke zhgënjyer kurrë. Farsa jote realisht po kapërcen çdo imagjinatë. Unë e parandjeva dhe e paralajmërova në drekë, por të jem i sinqertë, nuk e kisha menduar që do të mbërrinte deri këtu. Ndaj jam i gatshëm të kërkoj ndjesë për fantazinë e pamjaftueshme.
Sipas komisionit të Jeminit kanë votuar rreth 20 mijë demokratë më shumë se 4 vjet më parë.
Konkluzioni: Sa më e thellë humbja, aq më e madhe dashuria për udhëheqësin e lavdishëm të partisë dhe popullit. Sepse është rasti tipik kur dhimbja kthehet në forcë.
Por për shembullin e Koresë së Veriut nuk kam gabuar. Ky është modeli që sot po instalohet në Partinë Demokratike.
Ndërkaq, më kujtohen vitet 70-80 kur, sa më shumë varfëroheshin shqiptarët, aq më shumë shtoheshin sukseset e diktaturës. Por të gjithë e mbajnë mend se çfarë ndodhi më pas, Lulzim...

astrit patozi

Ora 23:00
 Deri tani në Selinë Blu kanë arritur 56 nga 73 kuti që janë gjithsej
Sipas burimeve nga Partia Demokratike pritet që numërimi të fillojë në mesnatë rreth orës 00:30, ndërkohë pritet të vijë edhe 17 kutitë e tjera, të cila janë rrugës, por vonojnë për shkak të largësisë gjeografike.  

Ora 21:30 Në të gjitha qarqet e vendit votuan 57.766 antarë,57.5% e anëtarësisë së PD-së

Anëtarët e PD këtë të shtunë iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e re. Komisioni i Opreacioneve Elektorale bën me dije se kanë votuat 59.766 anëtarë ose 57% e anëtarësisë së Partsië Demokratike.

Më poshtë pasqyrohen të dhënat për cdo qark
 
Shkodër, votuan 4727 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 3852 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1707 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 3723 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 3125 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 19937 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 4470 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 5948 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 1946 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 5545 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 2423 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 2363 votues, nga 3587 anëtarë
 
Ora 19:40 Mbyllet pjesa më e madhe e votmit, vijon në disa qarqe

Përfundon në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit procesi i votimit për kreun e ri të PD-së.

Në Shkodër, në Bulqizë vijon ende votimi, ndërsa kutitë e votimit nga të gjitha qytetet janë nisur drej Tiranës.

Kutitë nga Saranda, Dibra dhe Kolonja do të mbërrijnë më vonë për shkak të largësisë.
 
Ora 19:00 Pjesëmarrja deri në orën 18:00, votuan 49.879

Komisioni i operacioneve elektorale bën me dije se deri në orën 18:00 në 12 qarqe kanë votuar 49.879 anëtarë nga 103.952 anëtarë 

Shkodër, votuan 3878 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 3580 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1508 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 2980 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 2767 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 16142 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 3906 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 4957 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 1643 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 4572 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 1842 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 2103 votues, nga 3587 anëtarë

Ora 17:20 Gjana: Probleme në disa degë, numërimi në mesnatë
Kryetari i komisionit zgjedhor, Jemin Gjana ka reaguar pas akuzave të kandidatit për kryetar të PD, Eduard Selamiduke pranuar se ka pasur probleme me procesin e votimit në disa degë të PD.



'Vendvotime në zyrën e kryetarëve'
Ai shtoi se ka pasur raste kur vendvotimet janë ngritur në zyrën e kryetarit, por ka ndërhyrë komisioni i votimit dhe është gjetur një vend tjetër për të votuar. 

"Vendvotimet kanë qenë të vendosura në zyrat e kryetarit të partisë në disa degë, por ne kemi ndërhyrë dhe kemi dhënë porosi që ato të hiqen për t’u vendosur në një vend tjetër.
 
Brenda vendvotimeve të pranishëm janë anëtarët e partisë që votojnë dhe komisionerët, askush tjetër
", u shpreh Gjana.
 
Duke iu referuar akuzave të Selamit se disa anëtarë nuk janë lejuar të votojnë, Gjana tha se nuk ka pasur asnjë ankimim për emrin në listën e votuesve. Ai shtoi gjithashtu se nuk ka pasur incidente. "S'ka pasur probleme dhe incidente. Deri tani vlerësojmë se kemi të bëjmë me një proces të rregullt dhe korrekt"

Sa i takon pjesëmarrjes, Gjana tha se numri i votuesve është i njëjtë në krahasim me 2013-ën kur kandidonin Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha. 

"Deri në orën 16:30, jemi në të njëjtët parametra si në vitin 2013, 41-42 mijë pjesëmarrës në votime". 

Jemin Gjana: Numërimi nis rreth mesnatës
Kryetari i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana u shpreh gjatë deklaratës për mediat se numërimi i votave për kryetarin e ri të PD, do nisë rreth mesnatës. 

“Presim mbylljen dhe fillimin tërheqjes së materialeve nga qendrat e votimit. Rreth mesnatës do të nisë procesi i numërimit në prani të kandidatëve, përfaqësuesve të PD e të kujtdo tjetër që është i interesuar”, u shpreh Gjana. 

Edhe më herët, Gjana pat deklaruar se votimi në selinë e PD do nisë në oprët e vona të së shtunës, pasi në seli të ketë mbërritur kutia e fundit nga 68 degët e PD në rrethe. 

Ora 17:00 Selami denoncon shkeljet: Presione ndaj votuesve
Kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami denoncoi sot shkeljet sipas tij, në disa qendra votimi në degët lokale. 

Ai tha ka kryetarë dege të cilët po iu bëjnë presion votuesve që të votohet për Lulzim Bashën. 

“Disa kryetarë dege kanë ndërhyrë, kanë bërë presione dhe kanë kërkuar që të votohet për z.Basha, kjo është shkelje e rëndë. Po ashtu, fleta e votimit ku votohet Lulzim Basha është varur në disa qendra votimi. Kemi të bëjmë me shkelje të neutralitetit”, u shpreh Selami. 

Ai ngriti shqetësimin edhe për fazën tjetër të procesit, atë të administrimit të kutive të votimit. Selami përsëriti se numërimi duhej të kryhej në degët përkatëse dhe jo të silleshin të gjitha kutitë në Tiranë. 

“Megjithëse, ky është një proces i paplotë, është ende në vazhdim, s’dua të paragjykoj, është shpejt të nxjerr një konkluzion përfundimtar dhe ka një moment të rëndësishëm siç është mbyllja e votimit dhe transportimi i QV-ve në qendër. 

Unë jam shprehur që numërimi të bëhej në degët lokale”
, tha ai.  

I pyetur nëse do t’i njohë zgjedhjet pas denoncimeve, Selami tha se vendimi përfundimtar do merret pas mbylljes së procesit. 

Selami iu përgjigj edhe kritikave të Patozit, duke deklaruar se bojkoti nuk është zgjidhje.



Ora 16:30 Pjesëmarrja deri në 16:30, votuan 41 049 anëtarë
Komisioni i operacioneve elektorale njofton se: 

Deri në orën 16:30 në 12 qarqe është votuar si vijon:

Shkodër, votuan 3478 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 2250 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1400 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 2220 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 2090 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 13251 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 3378 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 4405 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 1296 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 3913 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 1607 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 1757 votues, nga 3587 anëtarë

Në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 16.30, kanë votuar, 41.049 anëtarë, nga 103.952 anëtarë

Ora 15:00 Në fletën e votimit shkruhet emri i Sokol Olldashit
Procesi i votimit për kreun e ri të PD nuk ka shpëtuar pa surpriza dhe befasi.

Një demokrate sot në fletën e votimit nuk ia ka dhënë votën e saj as Bashës, kryetarit të ngrirë të PD-së dhe as Selamit, rivalit të tij në këto zgjedhje.

Demokratja votën ka vendosur ta japë për Sokol Olldashin, deputetin dhe ish-ministrin e ndjerë të PD-së.
vota per olldashin
(Fleta e votimit ku shtohet emri i Sokol Olldashit)

Vota e saj vjen si një formë për të kujtuar dhe nderuar kujtimin e tij.

Sokol Olldashi kandidonte për kreun e Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 2013, pasi ish-kryetari i PD asokohe, Sali Berisha dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet vendore të 2013-tës.

Olldashi kandidonte përballë Lulëzim Bashës, por fatkeqësisht ai u nda nga jeta në një aksident tragjik. 

Ora 14:00 Pjesëmarrja, deri në 14:00 votuan 32 814 anëtarë
Komisioni i operacioneve elektorale njofton se: 

Deri në orën 14.00 në 12 qarqe është votuar si vijon:

Shkodër, votuan 2705 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 1659 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1280 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 1730 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 1750 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 10639 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 2826 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 3283 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 992 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 3139 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 1303 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 1508 votues, nga 3587 anëtarë

Në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 14.00, kanë votuar , 32.814 anëtarë, nga 103.952 anëtarë



Ora 13:40 Kamera përgjon votuesit demokratë 
Një kamera sigurie e vendosur në hollin e selisë së PD, "përgjon" votuesit demokratë në zgjedhjet për kryetarin e ri.

Qendra e Votimit është ngritur në një hapësirë pranë murit, ndërsa në sipërfaqen e sipërme është instaluar kamera, cila arrin të fokusojë të gjitha veprimet. 

Shqiptarja.com u interesua pranë PD për këtë "spiunim" të votuesve por selia blu u përgjigj se kamera e sigurisë qëndron aty që prej rikonstruksionit të ndërtesës.

Ndërsa ngritja e QV-së pranë saj ka qenë rastësi dhe jo me qëllim intimidimin e zgjedhësve.  



Ora 13:30 Berisha voton pa dokument identifikimi
Ish- kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është drejtuar kutisë së votimit mesditën e sotme për të votuar për emrin i cili do të drejtojë selinë blu për katër vitet e ardhshme.

Mësohet se Ish- kryeministri ka harruar të merrte me vete mjetin e identifikimit që do ta lejonte të votonte, por edhe pse pa një mjet identifikimi, ish-kryedemokrati është lejuar të votojë.

Vetëm disa minuta më vonë, pas pyetjes së bërë nga gazetarja e Report TV se pse votoi pa mjet identifikimi, shoqëruesi i tij i ka sjellë pasaportën.

Ndërkohë për sa i përket një rikthimit të mundshëm në krye të PD-së, Berisha është shprehur se diçka e atillë është e pamundur, pasi ai vendimin  e tij e ka marrë tashmë.



Ora 13: 10 Pjesëmarrja në votime deri në mesditë
Komisioni i operacioneve elektorale njofton per pjesmerrjen ne votime deri ne mesdite:

Deri në orën 12.00 në 12 qarqe është votuar si vijon:

Shkodër, votuan 1513 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 590 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1130 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 1195 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 1272 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 7602 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 2387 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 2024 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 700 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 2050 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 963 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 742 votues, nga 3587 anëtarë

Në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 12.00, kanë votuar, 22.568 anëtarë, nga 103.952 anëtarë.

Ora 12:10 Berisha: Humbja e PD, Basha përgjegjësi kryesor, duhet analizë
Ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka votuar rreth orës 12:00 në selinë qendrore të PD. 

Berisha është shprehur se PD ndodhet në vështirësi serioze, ndërsa përcolli edhe një mesazh për kritikët e Lulzim Bashës. Berisha foli për bashkim në radhët e demokratëve, ndërsa u kujtoi se statusi i PD nuk parashikon dorëheqjen e kryetarit nga drejtimi i partisë.  

"Pse unë nuk kam folur? Sepse kam dhënë një dorëheqje pa rikthim dhe atë që kam bërë e kam bërë me ndërgjegjen më të plotë dhe përveç atij që i ka të gjitha fuqitë, fuqi tjetër që të më kthejë mua nga ky vendim nuk ka dhe nuk m,und të ketë. Janë me mijëra demokratë që të rikthehem, të ndërhyjë, por i jam përmbajtur atij vendimi.

Duke thënë këtë, PD është në vështirësi serioze, ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj, por mesazhi im për miqtë e mi, ështëky, humbje afatel nuk ka, janë të hidhura, të thella, humbjet fatale i bënm ti me dorën tënde, ndaj dhe ftoj çdo njeri që e do këtë parti, të punojnë me përkushtim për një strategji të re e cila e kthen PD-në në forcë të sigurtë të pushtetit të ardhshëm. Kjo strategji është plotësisht e mundshme, por kjo kalon përpmes bashkimit.

Ndaj dhe në këtë vorbull kundërshtirash që ka të bëhen të gjitha përpjekjet në radhë të parë nga ai që do dalë kryetar i PD, se atij i takon, por përpjekje ka nga të gjitha anët. Nuk ka humbje fatale nëse nuk e bën ti vetë fatale, po kaq fatale është dehja me humbjen. Kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit por këtë nuk e parashikon statuti. Nëse do ishte shkelur statuti dhe do ishte dhunuar ligji, unë do mbaja qëndrim, pa diskutim
", u shpreh Berisha. 

Nga ana tjetër, Berisha tha se zgjedhjet për kryetarin e PD janë në përputhje me statutin, ndërsa veçoi gabimin e Palokës dhe Spahos të cilët shpallën datën e zgjedhjeve pa u mbledhur Kryesia. 

"Gabim i Palokës dhe Spahos që shpallën datën, por ky gabim u korrigjua nga kryesia e PD. Aq sa vlen precedenti, data e shpallur katër vjet më parë ka qenë pas mbledhjes së Kryesisë.
 
Prandaj, Kryesia e PD u mblodh caktoi çështjen e datës dhe votoi me shumicë që zgjedhjet të zhvillohen sot.
 
Në këtë kontekst konsideroj se procesi, në vlerësimin tim, është zhvilluar në përputhje me statutin e PD
", tha ai. 



"Humbja? Basha përgjegjësi kryesor, por jo i vetëm"
"Sigurisht, përgjegjësi kryesor është Lulzim Basha. Por secili duhet të shohë përgjegjësinë e tij, cili ishte organizimi i PD, duhet të bëhet një analizë e plotë e cila të shërbejë në funksion të një strategjie të re, e cila do ta çojë drejt fitores.

Sigurisht sot ka një palë që nuk voton, ka demokratë në bazë të cilët nuk votojnë, por të zhvishemi nga emocioni, nuk e shohim humbjen si fatalitet, nuk dehemi nga humbja. Kam besim të madh se do të ulen dhe do ta bëjnë këtë"


Ora 11:55 Zgjedhjet në PD, Patozi s’tërhiqet: T’i themi jo farsës
Edhe pse zgjedhjet në PD vijojnë që prej orës 08:00 kur u hapën QV-të në të gjitha degët në rrethe, një prej kritikëve më të egër të Lulzim Bashës, Astrit Patozi, nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij për t’i bojkotuar këto zgjedhje. 

Përmes një statusi në Facebook, Patozi shkruan se nuk pajtohet me farsën, pasi vetëm gara e drejtë e shpëton partinë.

“Mirënjohje për demokratët e Tiranës, që na u bashkuan dje në sallën e Akademisë së Arteve. Lëvizja jonë nuk ndalet. Ajo ka vetëm një qëllim: bashkimin dhe ringritjen e shpejtë të Partisë Demokratike.

ASKËND PËR TE HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR”
, shkruan Patozi.

Reagimi i plotë i Patozit:
"DEMOKRATËT NUK PAJTOHEN ME FARSËN. VETËM GARA E DREJTË E SHPËTON PARTINË DEMOKRATIKE

Mirënjohje për demokratët e Tiranës, që na u bashkuan dje në sallën e Akademisë së Arteve. Lëvizja jonë nuk ndalet. Ajo ka vetëm një qëllim: bashkimin dhe ringritjen e shpejtë të Partisë Demokratike.

ASKËND PËR TE HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR"


Ora 11:49 Basha pas votimit, kafe me Xhelal Mziun te PD
Pas votimit në zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, Lulzim Basha është relaksuar në kafen pranë selisë blu. 

Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Shqiptarja.com, Basha ndodhet në shoqërinë e kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu si dhe deputetëve Alban Zeneli e Tritan Shehu.  
basha mziu
(Basha në kafe me Xhelal Mziun dhe Tritan Shehun)

Basha votoi rreth orës 11:05 në selinë qendrore të PD, ndërsa u shpreh se procesi është i lirë dhe demokratik. Sipas tij, pas këtyre zgjedhjeve, PD dhe demokratët do dalin më fortë dhe të bashkuar. 

Ora 11:41 Në orën 12:00 voton ish-kreu i PD, Sali Berisha
Ndërkohë që dy kandidatët për kreun e Partisë Demokratike kanë votuar në selinë qendrore të kësaj force politike ne kryeqytet, pritet që në orën 12:00, kutisë së votimit t’i drejtohet edhe ish-kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.

Ora 11:05 Voton Lulzim Basha: Procesi i lirë dhe demokratik
Kryetari i "vetëngrirë" i PD, Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të dytë në krye të PD, ka votuar në orën 11:05 në selinë qendrore të PD.

Basha ka mbajtur radhën për disa minuta pranë qendrës së votimit dhe më pas ka hedhur fletën në kuti. 

Gjatë një prononcimi për mediat jashtë selisë blu, Basha u shpreh se gara është e lirë dhe demokratike. 

"Shpreh mirënjohjen më të thellë për turin e bashkëbisedimit në gjithë vendin që më ofruan dhe kandidatit Selami gjatë një fushate intensive në çdo degë të vendit. Mirënjohje infrastrukturës për puinën e shkëlqyer që kanë bërë.

Procesi po ecën i qetë dhe pa probleme. Jam i bindur se PD dhe demokratët do dalin më të fortë e të bashkuar nga kjo garë dhe gati për t'u kthyer në forcë e vetme që përfaqëson të ardhmen",
u shpreh Basha. 




[gallery]23198[/gallery]

Ora 11:00 Vijojnë votimi në Lezhë, votojnë 3120 anëtarë
Procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike është duke u zhvilluar pa probleme në qytetin e Lezhës, ku sipas asaj që ka deklaruar kryetari i komisionit të votimit në këtë qytet, Enver Hafizi, pritet të votojnë 3120 anëtarë të PD-së.

Gjithashtu behet e ditur se interesi për të votuar është i madh, ç’ka ka shkaktuar edhe radhë në qendrën e votimit.

Ora 10:20 Voton Paloka si dhe deputetët që Basha s'i futi në listë
Ka votuar edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka. Paloka ka mbaajtur radhën për disa minuta në qendrën e votimit selinë blu. 

Gjithashtu kanë votuar edhe disa deputetë të cilët nuk u zgjodhën në 25 qershor, Asllan Dogjani dhe Kastriot Islami.

Ka votuar edhe deputeti Gjirokastrës Tritan Shehu.  

Ora 10:00 Ristani në radhë për të votuar
Sekretari i Përgjithshëm i PD, e pati konsideruar garën të paligjshme. Sot ai ka mbërritur në selinë blu dhe ka votuar në zgjedhjet për kryetarin e ri demokrat. 

Ora 09:55 Voton në selinë e PD kandidati Eduard Selami
Eduard Selami ka votuar rreth orës 09:55 në selinë qendrore të PD, në zgjedhjet për kryetarin e ri demokrat.

Ai u shpreh i bindur se pavarësisht nga gara e pabarabartë, demokratët do dinë të zgjedhin kryetarin e duhur, si modelin më të mirë.
  
"Ka filluar një proces i cili është rëndësishëm për PD dhe Shqipërinë. Ky proces ka filluar në mënyrë të qetë. Siç e kam thënë edhe më përpara pavarësisht nga pabarazia demokratët do dinë jo vetëm të zgjedhin kryetarin, por edhe modelin më të mirë për demokratët. Votimi i sotëm do ta ngrejë PD-në", u shpreh Selami.

Selami iu përgjigj edhe kritikëve të Bashës të cilët një ditë më parë kërkuan nga demokratët bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.

“Demokracia nuk është bojkot por alternativë. Zhgënjim nga kolegët që bojkotojnë”, tha Selami. 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor