Këtë të diel, Ministrja e Shtetit për Inovacionin, Dr. Milena Harito do mbaje fjalimin kryesor në Universitetin e New Yorkut Tiranë për Fundjavën e Inovacionit të Biznesit qe zhvillohet në këtë Universitet. Ky event ka për qëllim, trajnimin e sipërmarrësve të rinj për të filluar bizneset e tyre.
 
Kjo do të shënojë fillimin e një nisme të rëndësishme afatgjatë nga ana e Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT) në mbështetje të sipërmarrëseve vendorë. Pjesëmarrësit do të trajnohen, dhe do kenë mundësinë për të diskutuar me ekspertë financiarë dhe përfaqësues të qeverisë. 'Start-up Weekend " në Universitetin e New Yorkut Tiranë është pjesë e AdriaticIPA, një iniciativë e sponsorizuar nga Bashkimi Europian me qëllim mbështetjen e sipermarrësve të rinj në ngritjen e bizneseve të tyre, duke krijuar vende pune dhe forcimin e ekonomisë se vendit.
 
Në kuadër të këtij eventi, Z. Elias Foutsis, President i Universitetit të New York-ut Tiranë, gjatë përshëndetjes së tij deklaroi “Që Shqipëria të lulëzoje, ajo duhet të ketë sipërmarrës të cilët kanë ide, kurajo dhe përkushtimin për ti kthyer idete ne biznese te suksesshme. Ne presim gjëra të mëdha nga të gjithë ju. Së bashku, ne do të jemi motori i ndryshimit për ju dhe për këtë vend.”
 
Andrea Galatoulas, Drejtori i Përgjithshëm i Universitetit të New York-ut Tiranë, gjatë ceremonisë së hapjes, tha se “Dëshirojmë që ju të keni sukses dhe ne tek Universiteti i Nju Jorkut Tiranë do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ju dhënë shansin më të mirë për sukses. Ne e ndjejmë shumë përgjegjësinë sociale për këtë komunitet, e cila ofron mikpritje dhe në këmbim ne kemi një detyrë për të dhënë diçka mbrapsht, si për shembull organizimin e eventeve të tilla.”
 
Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sporteve, Znj. Nora Malaj, e ftuar ne ceremoninë e hapjes, e quajti Fundjavën e Biznesit "Një mundësi te madhe për të gjithë aplikuesit qe dëshirojnë të ndajnë dhe zgjerojnë idetë për biznes.” Ajo uroi përzemërsisht Universitetin e New Yorkut Tiranë për këtë iniciative të rëndësishme dhe tha "Inovacioni është një produkt i domosdoshëm në mënyrë që biznesi të ketë sukses.
  
Idetë më të mira do të mbështeten nga Universiteti i New Yorkut Tirane për një periudhë gjashtë-mujore. Çmimi i parë do të fitojë një vlerë monetare dhe një udhëtim në Slloveni ku do të përfaqësojë Shqipërinë në një finale rajonale të konkursit ADRIATinn Innovation Weekend.
 
Eventi filloi të premten në orën 18:00 dhe përfundon me dhënien e çmimeve dhe shpërblimeve dhe një fjalim nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratë Publike, Dr. Milena Harito, të dielën në 17:00.
 
Fundjava te fokusuara ne biznes do të ofrohen gjatë gjithë vitit. Të interesuarit mund të kontaktojnë Universitetin e New Yorkut në Tiranë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)