Sheshi i ri “Skënderbej” është kthyer jo vetëm në një vend tërheqës për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe turistët e huaj që kanë shfaqur interes për ta parë atë nga afër, por edhe në një hapësirë e përshtatshme për aktivitete artistike.
Pas hapjes madhështore dhe koncerteve të organizuara në tre ditët e para, në skenën e sheshit “Skënderbej” do ngjitet sot këngëtarja e njohur e muzikës popullore dhe asaj të lehtë, Aurela Gaçe, e cila do mbajë një koncert të sajin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili fton qytetarët që të ndjekin nga afër perfomancën e Aurelës. “Jam shumë i lumtur që sonte në sheshin “Skënderbej” do kemi një Vlonjate puro. P.S Pas 'tërmetit' që shkakton Aurela, asnjë skeptik nuk do të ketë më dyshime për cilësinë e punimeve :) #MosEHumb #20:30”, shkruan Veliaj në facebook.
Në tre netët e para sheshi “Skënderbej” ka pritur tre koncerte, fillimisht ai me këngë e valle popullore nga të gjitha trojet shqiptare, ditën e dytë priti koncertin e tre “mosketjerëve”, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda dhe dje në mbrëmje perfomancën e orkestrës së Radiotelivizionit Shqiptar me muzikë nga filmat e njohur shqiptarë në vite. Natyrisht suksesi i tre netëve të para është një garanci më shumë se edhe sot qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm, do të mbushin sërish sheshin “Skënderbej”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com