TIRANE - I ftuari i rradhës në emisionin ‘Tetë a Tetë’ të gazetarit Artur Nura ishte specialisti i gjeopolitikës Fatos Tarifa i cili i pyetur në lidhje me aneksimin e Krimesë nga Rusia tha se kjo nuk është një ngjarje që erdhi rastësisht, ndërsa shtoi se vendet e perëndimit duhet ta kishin parashikuar.
“E para gjë që do të thoja është se çfarë ndodhi me Krimenë nuk është një ngjarje e rastit as e papritur por që mendjet e ftohta në Ëashington dhe Bruksel duhet ta kishin parashikuar. Që kur Putin dha sinjalin e parë në vitin 2008 në Gjeorgji, duke i shkëputur Osetinën që nuk është më pjesë e Gjeorgjisë. Putini ka vite që teston vullnetin, dhe durimin e vendeve të perëndimit dhe në këtë aspekt ai bëri hapin tjetër në Ukrainë. Krimea është një pjesë strategjike e Rusisë duke qenë se ka qenë më parë pjesë e Rusisë. Vetë parlamenti i Krimesë për të bërë një referendum, dhe rezultati i pritshëm i tij, qenë të paralajmëruara, madje unë do të thoja se zhurma u bë për Ukrainën lindore.” tha Tarifa
Sa i përket aneksimit të Krimesë dhe kostos financiare që ajo ka, Tarifa tha se për shkak të shitjes së naftës dhe gazit, Rusia gëzon një shëndet të mirë financiar, por që në rast të një ulje të mundshme të çmimeve për këta burime, atëherë edhe ekonomia e Rusisë do të pësontë një goditje të rëndë.
Ndërsa në lidhje me reagimet që ka bërë BE në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, Tarifa tha se Brukseli është ende i dobët në politikat mbrojtëse.
“BE si një superfuqi financiare, duket se do të ketë një të ardhme më të vështirë, për shkak të strukturës globale që ajo ka. BE ndodhet përpara një krize institucionale, krize identiteti, dhe një krize të defiçitit demokratik, për të cilat kritikohet vazhdimisht. Kjo është arsyeja që pushteti i Brukselit ende nuk është ai i një fuqie të madhe dhe ku Merkel luan rolin e liderit ‘de facto’. Gjermania në mënyrë bindëse po sundon BE, dhe është kundër zgjerimit të mëtejshëm të BE. Dhe problemet e BE vihen re më shumë në fushat e politikës mbrojtëse dhe mbi të gjitha politikës së jashtme.” nënvizoi Fatos Tarifa
Megithatë, krahas Krimesë debati u ndal edhe në politikat e gjera globale ku vëmendje mori edhe pozicioni i Kinës apo Turqisë. Në lidhje me Kinën Tarifa tha se Rusia duhet të ndihet e kërcënuar nga zhvillimet e saj, ndërsa për Turqinë ai tha se i duhet kushtuar më shumë vëmendje nga Brukseli në rolin dhe pozicionin e saj në Evropë.
“Kina është për Rusinë armiku gjeostrategijk. Aktualisht këto dy vende janë të lidhura si aletatë në bazë të marrëveshjeve të shkruara, por është një paradoks universal pasi Kina me 1.5 miliardë kërkon një shtrirje më të gjerë, dhe herët a vonë, territori i Rusisë do të kontestohet.” tha Tarifa ndërsa shtoi: “Turqia është një vend i rëndësishëm, por që është lënë në hije nga SHBA dhe BE. Megjithatë Turqia dhe Rusia kanë marrëdhënie të mira, ekonomike dhe strategjike, dhe unë nuk e shoh të pamundur nëse BE vazhdon t’ja mbyllë derën, të një bashkëpunimi mes Turqisë dhe Rusisë. Për BE Turqia do të ishte një aset shumë i çmuar, duke parë se ka popullsinë më të re në evropë apo se edhe brenda ca viteve do të kalojë edhe gjermaninë për numër banorësh.” theksoi Tarifa
Më pas vëmendja u ndal edhe tek vendi ynë dhe raportet e politikës së jashtme me vendet e tjera ku Tarifa shtoi se krahas Kosovës që zë vend parësor, vëmendje i duhet kushtuar edhe diplomacisë me Gjermaninë.
“Politika jonë e jashtme duhet të jetë e kujdesshme e vëmendshme, por politika më e mirë e jashtme është politika e brendshme. Sa i përket marrëdhënies së vendit tonë me botën, vëmendje parësore merr Kosova, por në përbërjen e sotme duhet të marrë një vëmendje më të madhe vende si Gjermania, duke parë rolin që ky vend ka së fundmi në arenën politike e financiare globale. Prandaj diplomacia jonë duhet të afrohet më tepër me Gjermaninë.” përfundoi fjalën e tij eksperti i gjeopolitikës Fatos Tarifa.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com