TIRANE- Sipas konstitucionalistit Njazi Jaho, ligji për Bankën e Shqipërisë ka nëvojë të rregullohet. Ndërkohë, ai mendon se edhe aktet e drejtuesve të saj kanë paraqitur mangësi, që bënë të mundur skandalin aktual.
   
Zoti Jaho, çfarë përshtypje ju le vjedhja e kryer kohët e fundit në Thesarin e Bankës së Shqipërisë?
    
E keqja ndodhi, ajo nuk u parandalua. Edhe pse hetimi ka filluar, informacionet rreth kësaj ngjarjeje kanë krijuar te të gjithë shqetësim, tronditje, indinjatë. Ndodhia e paprecedent ka dëmtuar imazhin e vendit tonë, jo vetëm për shumën marramendëse të grabitur (për aq sa është njoftuar deri tani), por edhe për mënyrën e kësaj grabitjeje.