Ish-deputetja e Partisë Socialiste, aktualisht, partnerja në kompaninë Fairhaven Capital, Rudina Seseri tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se Bordi Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dështuar në përgegjësinë e vet të mbrojtjes së interesave të publikut, "si në nivelin e zbatimit të ligjit, si në nivelin e ndjekjes, monitorimit dhe auditimit të rregullave dhe zbatimit të tyre dhe në aspektin etik".
Duke iu referuar rastit të vjedhjes së 7 milionë dollarëve në Bankën e Shqipërisë, Seseri tha se Guvernatori Ardian Fullani ka dështuar dyfish, si kryetar i këtij bordi dhe si drejtuesi i anës zbatuese të Bankës së Shqipërisë. Duke sjellë shembuj nga Shtetet e Bashkuara, Seseri e hodhi poshtë qëndrimin e Fullanit, se stabiliteti i Bankës është i lidhur me personin e tij.
“Mendoj se Guvernatori Fullani ka dështuar dyfish, si kryetar i këtij Bordi ashtu dhe si kreu ekzekutiv apo i anës zbatuese në drejtimin e Bankës së Shqipërisë” theksoi ish-deputetja e PS
Seseri theksoi se shqetësimi i saj është sesi funksionon një institucion i pavarur kur nuk ka kontroll dhe balancë dhe kur ka rregulla të pashkruara, kur rregullat e shkruara dhe proceset nuk zbatohen, kur nuk ka auditime për vite dhe qe edhe kur bëhen janë të brendshme.
Ekspertja e financave thotë se fakti që dështoi procesi i mbrojtjes së parave të Bankës dhe që një individ i vetëm kishte qasje në gjëra madhore në bankë, tregon se kemi të bëjmë me një problem sistematik.
/Shqiptarja.com