TIRANË – Policia ka dhënë detaje të reja mbi incidentin e ndodhur dje në Paskuqan. Në njoftimin e policisë, thuhet se 39-vjeçari Liman Lita është konfliktuar dhe ka penguar zhvillimin e një takimi elektoral të kandidatit të djathtë për Bashkinë Kamëz, Xhelal Mziu.
Lita, pas debatit me mbështetësit e Mziut, ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar në rrugën e asfaltuar. Më pas, mbështetësit e kandidatit të PD-së kanë ndëhyrë duke i marrë pistoletën, ndërsa 39-vjeçari është larguar me makinën e tij nga vendngjarja.
Në këtë konflikt janë përfshirë shtetasit: P.K., 38 vjeç, Z.K., 45 vjeç , I. L., 30 vjeç dhe A. P., 42 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u gjet në asfalt dhe u sekuestrua një predhë plumbi, arma pistoletë tip “TT”, dhe një krehër me 5 fishekë. Ngjarja ndodhi dje në mesditë në rrugën “Avzi Nela”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com