4 arsyet pse qani gjatë aktit sekual, flasin ekspertët

4 arsyet pse qani gjatë aktit sekual, flasin ekspertët

Ekspertë të çertifikuar kanë sqaruar çështjen se si shpjegohet e qara gjatë aktit seksual.

‘Është shumë më e zakonshme se sa mund të mendoni’ ka thënë Emily Morse, mjeke e specializuar e seksualitetit. Ky fenomen është aq popullor në të vërtetë sa është quajtur ‘crygasm’ dhe ndodh kur jeni gjatë aktit seksual.

Psikoterapistja Dana Dorfman ka treguar katër arsyet se pse qani gjatë aktit.

1.  Seksi është shumë i mirë

"Seksi është tepër intim dhe mund të shkaktojë ndjenja të forta," shpjegon Dorfman. "Një person mund të përjetojë ndjenja intime të dashurisë dhe afërsisë." Këto ndjenja të afërsisë intensive rezultojnë në një "ngutje oksitocine", që do të thotë "mund të nxisë reagimin fiziologjik të të qarës".

2. Sjell kujtime në tru

"Për fat të keq, seksi mund të ndezë kujtimet në tru dhe trup nga eksperienca seksuale të padëshiruara ose negative nga e kaluara", thotë Dorfman. "Kur aktivizohen gjatë seksit, këto kujtime mund të rishfaqen dhe të shkaktojnë qarjen."

3. Ju jeni të zemëruar ose të shqetësuar.

"Lotët mund të jenë gjithashtu një mënyrë për të na treguar për ndjenja më të thella që nuk po shprehen. Shpesh njerëzit shfaqin emocione negative duke qarë - jo vetëm trishtim. Zemërimi ndaj një partneri apo ankthi rreth performancës mund të shprehet përmes lotëve. "

4. Ndjeni dhimbje fizikisht.

"Ka shumë shpjegime mjekësore dhe fizike për marrëdhënie të dhimbshme si thatësi vaginale, inflamacioni dhe endometrioza", shpjegon Dorfman. "Si rezultat, një grua mund të qajë nga dhimbjet fizike".

Ndonjëherë e qara ndodh pas orgazmës dhe kjo nuk ndodh sepse jeni e trishtuar ose ndjeni dhimbje, ajo është vetëm një lirim intensiv. Kjo është një gjë e mirë!

Nëse kjo është diçka që ju ndodh vazhdimisht dhe kthehet në pengesë për raportin tuaj bëni mirë të flisni me partnerin.

Gjithashtu Dorfman sugjeron të kontaktoni me një gjinekolog nëse e qara shkaktohet si pasojë e dhimbjeve fizike.

"Psikoterapistët janë të pajisur për të trajtuar pacientët që luftojnë me çështje emocionale që shfaqen, si çështje seksuale , veçanërisht të shkaktura nga trauma, ankthi, zemërimi etj’ thotë Dorfman.

Burimi Cosmopolitan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë