4 breza me pasion parukerinë! Fatmira Pinari rrëfehet në ‘Një nga ne’: Çdo lekë e nxjerr me krahët e mi

Problemet dhe mendimet që i vërshojnë në mendje duhet t’i lërë pas krahëve kur mbërrin në sallon. E presin orë të zgjatura pune në këmbë, kliente të ndryshme të cilave u ofron shërbimin si parukiere, por me raste bëhet edhe psikologe për to.

E rëndësishme është t’i presë me buzëqeshje, t’i dëgjojë kërkesat që kanë dhe të tranformojë pamjen e tyre.

Kjo është rutina e Fatmira Pinarit, e cila e ushtron këtë profesion prej 30 vitesh.

“Zakonisht jam e programuar sepse më duhet të lë orare me klientet e mia, që të mos përplasen me njëra-tjetrën. Që të zbukurosh femra, është puna më e bukur. Çdo ditë e kam si ditën e parë, nuk lodhem kurrë. Puna jonë fillon që tek dera, kur klienti futet brenda. Duhet ta trajtosh me kujdes, të sillesh mirë, me ëmbëlsi. Duhet të jesh dhe psikologe ndonjëherë”, tregon parukieria nga Tirana.

Sipas saj gratë dhe vajzat shqiptare janë më të kuruara se ato të huajat.

“Vijnë krihen për punë, lyejnë flokët rregullisht. Pavarësisht se i kanë produktet në shtëpi si tharëse, pjastër, ma besojnë mua krehjen. Gabimet që bëjnë janë me dekolorimin dhe përdorimin i shpeshtë i pjastrës. E dinë që nuk i them ‘jo’ punës kurrë. Unë çdo lekë e nxjerr me krahët e mi”.

Kohën e lirë ia dedikon mbesave. Në moshën 40 vjeçare u bë gjyshe për herë të parë ndaj është përpjekur të krijojë balanca mes punës dhe angazhimeve familjare.

“Perlën dhe Andian i kam pikë të dobët, nuk ua kam prishur qejfin asnjëherë”, shprehet Mira.

Nuk është e vetmja në familje që ka spikatur me talentin për parukerinë.  E ka të trashëguar nga nëna e saj, ndërsa vitet e fundit ia ka transmetuar dijet e saj të bijës dhe 2 mbesave.

Familja është gjëja më e shtrenjtë për të, ndaj të ardhmen e saj e shikon në Kanada, pranë të bijës.

K.M//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë