4 dëshmitë kyçe që implikojnë Shkëlzen Berishën në Gërdec, tërheqja misterioze e tre prej tyre dhe alibitë qesharake të familjes Berisha, drejtësia rol spektatori

4 dëshmitë kyçe që implikojnë Shkëlzen Berishën në Gërdec, tërheqja misterioze e tre prej tyre dhe alibitë qesharake të familjes Berisha, drejtësia rol spektatori

Efraim Diveroli, Kosta Trebicka, Shkëlzen Berisha dhe dëshmia e sekretares së Aldo Bumçit

TIRANË- Ekzistojnë të dokumentuara të paktën katër dëshmi, të cilat konfirmojnë se korrupsioni dhe krimi shtetëror në Gërdec, ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm, u plagosën e 300 të tjerë, u shkatërruan qindra shtëpi dhe i 400 pronave, ishte një biznes i familjes së Sali Berisha, për të cilin kujdesej në prapaskenë i biri, Shkëlzen Berisha, duke vënë në rresht ministra dhe drejtorë të pushtetit të babait. Çuditërisht, në mënyrë të mistershme dhe të dyshimtë, dëshmitë janë mohuar dhe tërhequr më pas nga dëshmitarët, për të lehtësuar pozitat e Shkëlzen Berishës. Se cili është versioni i rremë, rrëfimi për implikimin e Shkëlzenit apo mohimi i një dëshmie të vërtetë, këtë duhet ta zbardhte drejtësia shqiptare, e cila çuditërisht e mbajti Shkëlzenin larg rrethit të hetimeve, ndonëse provat dhe indiciet ishin të konsiderueshme për rolin e tij në Gërdec, pranë të cilit vitet e fundit ka hapur edhe një biznes për përpunimin e boronicave, me një kredi paradoksale 1.8 milionë euro, me kontribut nga xhepi i tij 10 milionë lekë. 

Po cilat janë dëshmitë që implikojnë Shkëlzen Berishën në Gërdec? 14 muaj pas Gërdecit, në 17 qershor 2009, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, Luan Hoxha, i sapo shkarkuar, kërkon një takim me urgjencë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Johë Ëithers, për të rrëfyer të vërtetën e Gërdecit. Takimi dhe rrëfimit reflektohet në një kabllogram sekret që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, tre ditë më pas, në 20 qershor 2009. Në kabllogram shkruhet se Luan Hoxha ishte ankuar se Shkëlzen Berisha i kishte bërë presion që të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa. Më pas Berisha e shpalli armik ambasadorin amerikan, madje përmes Ilir Metës, tentoi ta dëbonte nga Shqipëria, por kërkesa e Metës si ministër i Jashtëm u refuzuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. 

Sipas kabllogramit “ndryshe nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ia hedh fajin e Gërdecit ushtarakëve, Hoxha deklaron se nga këndvështrimi i tij, Mediu mori të gjitha vendimet që nga zgjedhja e Gërdecit për të shkatërruar municionet, tek çfarë lloj municionesh do të përdoreshin, në çfarë kohe dhe cili do të ishte programi. Hoxha thotë se stafi i tij kishte për detyrë vetëm transportimin e municioneve dhe të ruanin perimetrin e jashtëm, asgjë tjetër. Ai shpjegon se Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit i kishte bërë presion që “të vazhdonte të dorëzonte municione të një kalibri më të lartë në Gërdec” dhe këtë gjë “ta kryente pa vonesa”. I pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Hoxha u përgjigj: PO”. 

Kabllogrami i Ambasadës Amerikane

Pas publikimit të kabllogramit, Luan Hoxha, në shtator të vitit 2011, konfirmoi se kishte raportuar tek ambasadori amerikan, por mohoi që të kishte folur për Shkëlzenin. Hoxha konfirmoi gjithçka, përveç pjesës së Shkëlzenit, çka krijon dyshime të forta se tërheqja e ish-kreut të ushtrisë ka ardhur nga presioni. Mohimi nga ana e Hoxhës u përdor më pas nga Berisha dhe Shkëlzeni. Edhe në mars të vitit 2019, Shkëlzen Berisha, ka deklaruar se “Përveç meje, këtij pretendimi i ka dhënë vetë përgjigje, me deklaratë publike, për median, vetë z. Hoxha, ku thotë se gjatë takimit me Ëithers, nuk është përmendur emri i Shkëlzen Berishës. Kësaj i ka dhënë përgjigje z. Hoxha”. Ndërkaq, në shkurt të vitit 2012, Luan Hoxha u larguar bashkë me familje në SHBA për të marrë azil, me sa duket nga frika për të mos e pësuar si Kosta Trebicka

Dëshmia e dytë e rëndësishme është pikërisht ajo e Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç të Gërdecit dhe trafikut të armëve, i eliminuar më pas mbi Voskopojë, përmes një inskenimi si aksident. Kosta Trebicka akuzoi Shkëlzen Berishës se kishte ndërhyrë Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida, për të nxjerrë Trebickën jashtë loje nga biznesi i armëve. Për këtë arsye ka pasur një takim me Shkëlzenit dhe Kosta Trebickës, ku ky i fundit, i inatosur, rrezikonte t’i fundoste të gjithë. Pas këtij takimi, Trebicka çuditërisht është tërhequr nga akuzat ndaj Shkëlzenit, verim i cili vijon të përdoret nga Shkëlzeni, si në rastin e Luan Hoxhës, për të mbështetur versionin e tij se nuk është i implikuar në Gërdec. 

Për këtë takim, Shkëlzen Berisha ka deklaruar se “Z. Trebicka ngriti pretendimin se përfaqësuesi i kompanisë amerikane i kish thënë atij se unë i kisha kërkuar kompanisë amerikane që të mos zgjidhte për nënkontraktor Z. Trebicka, por një kompani tjetër. Në prani të personit që e shoqëronte, i thashë Z.Trebicka se një gjë e tillë ishte e pavërtetë; se unë kurrë nuk e kisha njohur shtetasin amerikan për të cilin bëhej fjalë; dhe se kurrë nuk i kam sugjeruar atij ose ndonjë tjetri lidhjen ose jo të kontratave në një sferë të tillë aktiviteti. I bindur se kjo ishte thjesht një trillim, ose në rastin më të mirë një keqkuptim, i kërkova z.Trebicka ballafaqim me shtetasin amerikan të cilit ai i referohej. Z. Trebicka më tha se ishte i bindur që bëhej fjalë për një spekulim dhe u largua pa organizuar kurrë një ballafaqim të tillë. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë kam takuar z. Trebicka. E gjithë kjo bisedë është bërë në prani të personit, i cili me kishte kërkuar një takim për z.Trebicka”. 

Më pas edhe Kosta Trebicka, dha një version që përputhej me atë të Shkëlzenit, duke krijuar dyshime të forta për koordinim në prapaskenë. Kosta Trebicka është shprehur se “Me Shkëlzen Berishën jam takuar, pasi e kam kërkuar unë Shkëlzenin që të takoheshim, pas zërave që qarkulluan. I thashë që emri i tij ishte përdorur në këtë takim, por z. Shkëlzen më tha që nuk ishte takuar me asnjërin prej personazheve. Aty ndodhi që Shkëlzeni më kërkoi ballafaqim qoftë me Diverolin, qoftë me Aleksin, sepse ishte i sigurtë që ishte i pafajshëm. Unë e besova që ishte i pafajshëm dhe nuk i rashë mbas këtij muhabeti”. Disa muaj më pas, në 12 shtator 2008, Kosta Trebicka eliminohet në një fushë mbi Voskopojë. 

Rrëfimi i Kosta Trebickës para eleminimit për raportet me Shkëlzenin, akuzat dhe më pas zbutja e tij

Dëshmia e tretë është e Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida. Gjatë përgjimeve të Diverolit dhe Trebickës para shpërthimit të Gërdecit, Diveroli shprehet se në Gërdec janë implikuar Sali Berisha si kryeministër dhe Shkëlzeni, të cilët i konsideron si mafien më të fortë. Ndër të tjera, Efraim Diveroli shprehet se “...kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo është. Kjo mafia është shumë e fortë për mua. Nuk mund ta luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët kanë dalë shumë jashtë kontrollit. Shumë lojtarë…”. 

Përgjimet janë pranuar nga Berisha dhe Shkëlzeni. Por, edhe Diveroli, ashtu si Luan Hoxha dhe Trebicka, më pas është tërhequr në mënyrë të dyshimtë, duke deklaruar se ka gënjyer. Në vitin 2018, Diveroli ka thënë para një gjykate në Florida se “Unë e kuptova që Trebicka do të reagonte keq për prishjen e kontratës dhe mund të prishte punë për AEY në Shqipëri. U ndjeva i shantazhuar nga Trebicka dhe për t’i bërë presion që të mos fliste dhe për të marrë reduktimin e çmimit të fishekëve, unë, pa asnjë bazë faktike, vendosa t’i them Trebickës që kontrata e fishekëve ishte nën kontrollin e mafies shqiptare dhe që djali i Kryeministrit të Shqipërisë ishte i përfshirë”

Tërheqja e Efraim Diverolit 

Kjo tërheqje është përdorur në të njëjtën mënyrë nga Shkëlzen Berisha. Në një reagim të katër ditëve më parë, Shkëzlen Berisha, pas humbjes së gjyqit në Apel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u rrëzuan pretendimet e tij se nuk ka lidhje me Gërdecin, u shpreh se Diveroli ka pranuar se ka gënjyer rreth implikimit të tij. “Deklarimi nën betim i Efraim Diverolit se ai ka gënjyer dhe trilluar për interesa personale, takimin tim me të, si dhe për çfarëdo lloj implikim timin në aktivitetin e kompanisë së tij, rrëzon vërtetësinë e të gjithë artikujve në mediat ndërkombëtare dhe lukunisë së shpifjeve që kanë shoqëruar ato në mediat lokale prej 10 vjetësh. Ky është një lehtësim për mua, gjithashtu një dështim për makinerinë politike të shpifjes që i ka përdorur këto akuza si ingredient parësor për llumin e hedhur ndaj meje për plot 10 vjet”, shkruan Shkëlzen Berisha. 

Statusi i Shkëlzen Berishës

Dëshmia e katër është aji e Anjola Agollit, ish-sekretarja e Ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, e cila në dëshminë e saj dhënë prokurorëve, impliko direkt Shkëlzen Berishën në demontimin e armëve në Gërdec. Agolli ka pranuar se ajo ka dërguar faksin me shënimin “Për Shkëlzen Berishën…” në një numër faksi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe kujton se, "Shkëlzen Berisha erdhi në zyrë dhe u takua me ministrin para se të niste faksin..." Sekretarja Agolli shpjegoi procedurën si e ka protokolluar faksin dhe si është dërguar ai në Ministrinë e Mbrojtjes. Bëhet fjalë për një faks privat që Ministri Aldo Bumçi i ka dërguar për informim Shkëlzen Berishës, për t'i kujtuar se ia ka firmosur “Memo”-n që aprovonte biznesin e tij në Gërdec.

Anjola Agolli nuk të tërhoqi kurrë dëshminë e saj, ndaj për rrjedhojë ajo u sulmua, u kërcënua nga Aldo Bumçi, i cili i bëri edhe një kallzim penale në kuadër të presionit. Kërcënimi i dëshmitares, e cila provoi me dokumente se si ministrat e Berishës, Aldo Bumçi dhe Famir Mediu, punonin për biznesin e Shkëzlenit në Gërdec, thellon dyshimet sa i takon rrethanave të tërheqjes së dëshmive nga Luan Hoxha, Trebicka dhe Diveroli. 12 vjet pas shpërthimit të Gërdecit, që shënon kulmin e korrupsionit në nivelet e arta në Shqipëri, kujt duhet t’i besojnë shqiptarët, Shkëlzen Berishës apo vendimeve të drejtësisë amerikane, raportimeve të Ambasadës Amerikane, dëshmisë së sekretares së Aldo Bumçit dhe rrëfimeve të para të ish-kreut të ushtrisë Luan Hoxhës, Kosta Trebickës dhe Diverolit?!

Deshmia e Sekretares se Aldo Bumçit

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/09/2020 01:11

    Gjithe keta burra kane deshmuar e jane terhequr te trembur ,vetem kjo juristja e re,Anjola Agolli ka dale me karakter te forte e integritet qe vlen me shume se sa te gjithe keta burra te marre se bashku ,perfshi dhe Bumcin.

    Përgjigju
  • Lenci: 07/09/2020 16:17

    Berishet = Bajga

    Përgjigju
  • Lleshi: 07/09/2020 13:35

    Te gjitha keto diheshin we kur ndodh I ngjarja pse u lane tee lire dhew vazhdojne te jene tee lire !!! Ketu mee del pyetja mos Valle kane qene dhe jane pashkepunetor tee Kedah katastrofe ( Gerdeci) ???? Ato sot duhet te Kishinev bere ca vite burg por problemi eshte mendoj une fushata elektorale per mua PS duhet tee kishte marre seriozisht kete tani vota ska per njeri me Fushate e ndyre kete do Benin Edhe mbas I tafitoni ndoshta do livadhisin te lire

    Përgjigju
  • ...: 07/09/2020 13:24

    Pse nuk e publikuat komentin per ate Dokushin?? Ju gjasme jeni dhe te pavarur ahahahhahahah

    Përgjigju
  • Demir: 07/09/2020 13:20

    Ja pra qe edhe idioti Luan Hoxha paska deklaruar qe gjithshka eshte bere nga Mediu. Pse nuk investigoni per te? Apo se e nxorri Rama nga llumi. Mire qe faktet i shtemberoni, por te pakten publikojini komentet qe su pelqejne. Apo edhe Mediun e keni mentor.

    Përgjigju
  • Kokekuqi: 07/09/2020 11:30

    Me kangen e kosit te tharte pershnes grate e PD qe derdhen lot kur u largu berisha.

    Përgjigju
  • populli: 07/09/2020 11:09

    Familja me e zeze qe ka pasur Shqiperia. Populli do te shpetoje dhe Drejtesia do te marre rrugen e duhur vetem po u gjykuan keta njerez te 100 te zezave.

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 07/09/2020 09:12

    Shkerdhen Berisha dhe gjithe soju e sorrollopi i tij duhen rrjepur te gjalle me bicakun tim e tu hidhet ne trup kripe e zeze kete meritojne familje gjakpirese Berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'