4 humbje jete me COVID në 24 orë, shkon në 400 numri i viktimave (144 raste të reja)! S'ka më konferenca, Ministria e Shëndetësisë ndryshon mënyrën e komunikimit
Bilanci ditor i koronavirusit në Shqipëri
TIRANË- 4 humbje jete dhe 144 raste të reja me COVID-19! Ky është bilanci ditor i koronavirusit në Shqipëri, i cili në javën e 40 të saj ka paraqitur një trend më të lehtë, krahasuar me një javë më parë.
"Gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese", njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në një komunikim ndryshe, pa konferenca për shtyp, por me tabelë, e që do të jetë kështu në ditët në vijim, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë se numri i të shëruarve është më i lartë se i të rasteve të reja. Megjithatë pavarësisht kësaj, situata në dy spitalet COVID, nuk paraqitet optimiste.
"Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar", thuhet në njoftim.
Me 4 humbjet e jetës të regjistruara sot, numri i viktimave shkon në total në 400.
COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 144
Të shëruar ne 24 orë 150
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 912
Testime totale 93021
Raste pozitive 14,410
Raste të shëruara 8,825
Raste Aktive 5,185
Humbje jete 400
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2695
Durrës 555
Shkodër 398
Lezhë 262
Korçë 242
Elbasan 236
Fier 225
Vlorë 184
Kukës 132
Berat 114
Dibër 80
Gjirokastër 62
Bilanci ditor i koronavirusit në Shqipëri
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:26
-
Turizmi në Shqipëri, mbi 6.7 milionë të huaj për 10 muajt e parë të vitit! Ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve
1 Dhjetor 2022, 16:40
-
Situata Covid-19 në vend! 5 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
30 Nëntor 2022, 18:00
-
Raporti i OKB: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në 7 muajt e parë të 2022, krahasuar me 2019-n! Turizmi po tejkalon ndikimet e COVID-19
28 Nëntor 2022, 15:13
-
6 të infektuar nga 381 testime të kryera! Asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit
26 Nëntor 2022, 18:06
-
Asnjë humbje jete dhe 11 persona të infektuar në të gjithë vendin! Situata Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
23 Nëntor 2022, 17:29