Report Tv ka mundur të zbulojë disa nga detajet e diskutimit në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste. Burime nga mbledhja e kryesisë së PS bëjnë me dije se 12 kryetarët e PS në qarqe po bëjnë një raportim të detajuar në këtë mbledhje lidhur me situatën e partisë në rrethe. Gjithashtu, në kryesi po bëhet një analizë e thellë e performancës së kryetarëve të bashkisë dhe këshilltarëve të PS në bashkive përkatëse. Në këtë mbledhje, burimet kanë saktësuar se deri më tani nuk ka patur asnjë diskutim për ndryshime në qeveri apo largime të ministrave të caktuar. Pritet që në fund të kësaj mbledhjeje, kryesia të organizojë edhe axhendën për Asamblenë e PS e cila pritet të zhvillohet pas 4 ditësh, në 28 dhjetor.
Lajmi kryesor: