4 "policë" grabisin 3.5 milionë
€ të bankës në vetëm 3 minuta

TIRANË – Disa miliona euro janë grabitur në mesditë nga autoblindi i “Rogat Security” i cili po transportonte para drejt Rinasit. Pas grabitjes e cila ka zgjatur 3 minuta në kryqëzimin e Laknasit në rrugën Tiranë-Rinas autorët janë larguar me 4 thasë me para, ndërsa kanë qëlluar me armë në ajër për të trembur rojet e “Rogat Security”.

Paratë ishin të nje banka e liveli e dyte dhe po transferoheshin jashtë vendi. Burime nga policisë bëjnë me dije për Shqiptarja.com se janë grabitur 3.5 milionë euro. Ndërsa fillimisht u raportua për vjedhjen e vetëm 50 mijë euro. Grabitësisht kishin dijeni të saktë për levizjen e shumës së parave.

Transferim i parave po bëhej nga banka shqiptare në një bankë tjetër jashtë Shqipërisë të nivelit të dytë. Veç monedhave, dyshohet se ka pasur edhe sasi ari. Deri tani, policia ka shoqëruar 20 persona, mes të cilëve edhe 6 punonjës të kompanisë së sigurisë.

Dy automjetet e sigurisë private, një furgon i blinduar me targa TR 46 17 L dhe automjeti tjetër shoqërues po i kësaj shoqërie fizike me targa AA 169 DF, ishin duke udhëtuar në drejtim të Rinasit, kur iu ndërpre rruga nga një automjet tip fuoristradë me targa TR 8801E, në të cilin dyshohet se udhëtonin disa persona. Personat pasi janë larguar me automjetin e tyre tip Fuoristradë, e kanë braktisur atë në afërsi të City Park duke e djegur.

Kjo është grabitja e dytë ne 2015 ku persona të veshur me uniforma ushtarake grabisin autoblindet e transportit të vlerave monetare. Në janar, nga një bankë e nivelit të dytë u grabitën 3 milionë po në mënyrë spektakolare në momentin që paratë po bëheshin gati për t’i transportuar jashtë Shqipërisë.



grabitja e securitit makina e djegur e autoreve
*Automjeti i djegur pas grabitjes

Këto pamje që shihni i përkasin vendit ku dhe u braktis automjeti i përdorur në grabitje, i cili më pas u dogj plotësisht.

Burime për Shqiptarja.com nga policia e shtetit bënë me dije se autorët e kësaj grabitje dyshohet të jenë 4 të përfshirë direkt dhe 4 të tjerë bashkëpunëtorë të cilët kanë përdorur 3 makina.

Ndër pistat e hetimit është dhe ajo e një bashkëpunëtori të brendshëm mes rojeve private të cilët tashmë janë shoqëruar për të dhënë deklarime mbi ngjarjen.

Vendi ku ka ndodhur grabitja
*Autoblindi ku mbaheshin paratë e grabitura dhe makina shoqëruese

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë