4 raste të reja me COVID, mes tyre një grua shtatzënë, 6 të shëruar në 24 orët e fundit (VIDEO)

TIRANE-Në 24 orët të fundit janë testuar 246 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilave një grua shtatzënë. Ndërsa të shëruar janë 6 qytetarë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78% e të cilëve janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11,048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike. Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Nëse në një zonë të gjelbër, shfaqen sërish raste pozitiv me COVID-19, autoritetet shëndetësore do të bëjnë hetimin epidemiologji, pra të të gjithë kontakteve, për të shkuar në një vendim nëse zona do të kthehet apo jo e kuqe. I tillë është edhe rasti i Beratit, ku gjatë testimeve të 24 orëve të fundit, u identifikuan 2 raste pozitivë. Ata janë punonjës të Ujësjellësit të qytetit, kontakte të një koleges 36-vjeçare të konfirmuar pozitive ditën e djeshme.  “Do te presim rezultatet e hetimit epidemiologjik per vendimin qe mund te merret”, ishte përgjigjja e Ministrisë së Shëndetësisë për Report Tv nëse Berati do të kthehej zonë e kuqe.

COVID-19 – Statistika (13 Maj 2020)
Testime të kryera                 11578
Raste pozitive                      876
Raste të shëruara                682
Raste Aktive                        163
Humbje jete              31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë          70
Krujë            49
Shkodër        16
Kamëz          12
Fier                5
Berat             3
Elbasan         2
Kurbin           1
Mirditë          1
Durrës          1
Korçë           1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:31
2 të prekur me COVID në ujësjellësin e Beratit, raste kontakti të 36-vjeçares së infektuar dje

1589354621_ujsjelelsberat.jpg

Shtohen rastet e prekura me COVID-19 në Berat, e shpallur si zonë e gjelbër. Dy rastet e reja janë pjesë e Ujësjellësit Berat dhe janë raste kontakti të 36-vjeçares të konfirmuar pozitive ditën e djeshme.

Pas konfirmimit pozitiv me Covid-19 të një 36-vjeçarje nga Berati,mjekët epidemiologë kryhen në mënyrë emergjente tamponët në 20 punonjësit e Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve Berat. Po kështu tamponë ju morën dhe familjarëve të saj.

Burimet për Report Tv thonë se nga 20 testimet e kryera në punonjësit e Ujësjellësit të Beratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar pozitivë, një 56-vjeçar dhe një 44-vjeçare. Ndërsa tamponët e kryera familjarëve të saj kanë dalë negativ. Gjithashtu edhe 5 tamponë të tjerë të personave që shoqëroheshin me të prekurën nga Berati kanë rezultuar negativë.

Mjekët epidemiologë po vijojnë me hetimin dhe gjurmimin e rasteve të kontaktit të dy punonjësve të tjerë të Ujësjellësit që rezultuan pozitivë.

Pas konfirmimit të rastit, Bashkia e Beratit dezinfektoi banesën e saj dhe lagjen, ndërkohë që u krye dezinfektimi edhe në çdo zyrë të Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizime.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ai: 13/05/2020 14:45

    Këtë lloj thirrje nuk e bëre kur ishte piku po e bën tani që gati mbaroi gjithcka, apo po ju pëlqen kjo lloj situate që u krijua, ju pëlqen të komandoni popullin si të jetë ushtarë: fli ngrihu dil mos dil fol mos fol. Akoma vazhdoni me "rregullat covid19" cdo 5 minuta në tv, lani duart mbani maskën dhe distancën etj etj. Iku mbaroi, pirdhuni tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen