4 raste të reja, dita me pozitivitetin më të ulët, 28 të shëruar, vetëm 3 të dënuar aktivë me COVID, njëri në spital

TIRANE-Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64%. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Të shëruar janë 28 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë. 682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve. Vetëm tre janë të prekurit nga stafi shëndetësor deri tani, nga 64, janë shëruar 61. 

Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.Ndërkohë që Report Tv mëson se nga 18 të dënuar dhe paraburgosur që ishin me COVID, vetëm 3 prej tyre janë aktivë, njëri në spitalin e burgut i shtruar, pasi vuan edhe nga diabeti, ndërsa të tjerët janë shëruar.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike. Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale, bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

"Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40" mbyllet deklarata.

COVID-19 – Statistika (12 Maj 2020)
Testime totale                   11332
Testime molekulare           10802
Testime serologjike             530
Raste pozitive                     876
Raste të shëruara               682
Raste Aktive                       163
Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           70
Krujë            51
Shkodër        16
Kamëz          12
Fier                5
Kurbin           3
Elbasan         2  
Mirditë           1
Berat             1
Durrës           1
Korçë            1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:49
Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve në Krujë, 2 raste në 24 orët e fundit

1589266245_koronavirusitamponetirane71.jpeg

Një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve ka ndodhur në Krujë, ku mësohet se vetëm 2 raste të reja janë konfirmuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se kjo shifër vjen si rezultat i 70 tamponëve të bërë në total. Kruja ka qenë një nga vatrat më aktive të koronavirusit, e cila ka shpërthyer në fasoneri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai