4 shkolla të rikonstruktuara në Tiranë gati për 9 shtatorin! ‘Avni Rustemi’ me 1 turn, 4 kopshte e çerdhe në godina me qira

TIRANE - Katër shkolla që i janë nënshtruar rikonstruksionit, hapin dyert për nxënësit e kryeqytetit këtë vit të ri shkollor me kushte më të mira infrastrukturore.

“Krahas janë një sërë shkollash të tjera që me bashkëpunim me UNDP, janë financuar nga ata dhe mbështetur në infrastruktura nga bashkia. Fillojnë tani në shtator, siç janë shkolla "Emin Duraku", "Xhezmi Delli", "Myslym Keta"dhe "Musine Kokalari". Hapin dyert tërësisht të plota të ndërtuara apo rindërtuara në këtë vit shkollor”, tha drejtorja e përgjithshme e punëve në Bashkinë Tiranë, Ilda Qazimllari.

Drejtorja e Përgjithshme e Investimeve të Punëve Publike në Bashkinë Tiranë, Ilda Qazimllari tha se punimet vijojnë edhe në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”, që këtë vit shkollor, për herë të parë do të funksionojë me një turn.

“Aktualisht bashkia e Tiranës është duke përfunduar punimet në shkollën “Avni Rustemi”. Ka qenë me dy turne dhe vazhdon shtatorin me një turn të plotë. Është bërë një zgjedhje për këtë objekt. Janë bërë të gjitha sistemimet e klasave, për të pasur mundësinë për të akomoduar të gjithë nxënësit e regjistruar aty dhe për të vazhduar mësimin në një turn. Në fazën e dytë i takon të gjitha punimeve për palestrën, bibliotekën. Si çdo vit, para fillimit të shkollës, gjatë tre muajve të verës është pjesa më e madhe e punës për sa i takon punës për mirëmbajtjen e objekteve. Është një punë që bashkia e Tiranës e bën çdo vit. Krahas kësaj janë një sërë investimesh që kryhen gjatë gjithë vitit dhe kryesisht në muajt e verës bëjmë sistemimet e fundit dhe të gjitha procedurat e prokurimit dhe pajisjen me mobilim dhe pajisjen me objektet arsimore”, tha Qazimllari.

Puna vijon edhe në godinat e arsimit parashkollor. Për të pasur më tepër hapësira për të vegjlit janë marrë edhe 4 godina me qira, dy për çerdhe dhe dy për kopshte.

“Edhe shkollat dhe çerdhet hapin dyert zyrtarisht në 9 shtator. Jemi të përgatitur për të përfunduar dy kopsht- çerdhe. Kopsht- çerdhe nr.37 dhe deri në fund të vitit të vëmë në funksion dhe kopsht-çerdhen nr.50. Vijnë si objekte të integruara. Një risi janë objektet me qira që bashkia Tiranë ka zgjedhur të ketë pak më shumë këtë vit. Për arsye të mungesës së objekteve arsimore në disa zona që ka popullim më të madh, por edhe për të parë si do të shkojë çështja e popullimit në vazhdim për të vendosur nëse do të jetë e nevojshme për të ndërtuar një objekt të ri arsimor. Janë bërë procedurat për 4 objekte me qira, 2 kopshte dhe 2 çerdhe. Do të ketë më tepër kuota dhe më tepër mbulim në zona”, tregoi ajo.

Së shpejti pritet që të nisë edhe rikonstruksioni i dy shkollave të tjera në Tiranë, siç janë “Pjetër Budi” dhe “Edit Durham”.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave