Dje Italia pësoi një nga humbjet më poshtëruese në eleminatoret e 'Botërorit Qatar 2022'. Në lojë ishin dhe 4 futbollistë me origjinë shqiptare të cilët luajn me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut

1-Enis Bardhi

Fantazisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut ishte një nga lojtarët kryesor në ndeshjen kundra 4 herë kampionëve të botës. 26-vjeçari i lindur në Shkup është një nga lojtarët kryesor të ekipit spanjoll Levantes 

2-Ezgjan Alioski

Krahu i djathtë i fqinjëve tanë, është një 'shigjetë e vërtetë shqiptare' dhe ai është Ezgjani. Me karrierë të larmishme, Ezgjani ka luajtur dhe në kampionatin më të famshëm atë britanik me Leeds United.

3- Visar Musliu

Qendra e mesfushës maqedonase është shqiptari i ekipit gjerman Ingolstadit Visar Musliu. Shqiptari nga Gostivari ka qenë lojtar me peshë në kombëtaren e trajnerit Igor Angelovski  e këtyre viteve .

4-Arijan ADEMI

Ndërkohë pjesë e ekipit i është bashkuar dhe kroato-maqedonasi me origjinë shqiptare i cili ka patur dhe një pezullim  2-vjeçar për arsye dopingu 

Në stolin e rezervave qe Valon Ethemi talenti që ka luajtur dhe me Kukësin në Shqipëri është një nga prurjet e reja në ekipit e Igor Angeloskit, trajneri maqedonas arriti tia merrte kombëtares shqiptare të moshave Valonin I cili ka zhvilluar dhe një ndeshje me moshat U-19 të Shqipërisë. Valon Ethemi nuk u përdor nga trajneri gjatë 90 minutave duke e shijuar fitoren nga stoli.

 

Rezerva Valon Ethemi

 

 

4 lojtar që luajtën kundër Italisë dhe rezerva Ethemi

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:44
Me kokën lart dhe pa lëvizur, 4 futbollistët shqiptarë refuzuar të këndonin himnin maqedonas (VIDEO)

Lojtarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut refuzuan të këndojnë himnin dhe qëndruan statik dhe pa lëvizur. Nga Musliu te Bardhi, Alioski dhe Ademi, asnjë prej tyre nuk lëvizi buzën, duke qëndruar të heshtur dhe me kokën lartë gjatë këtij momenti.

Kjo nuk është hera e parë që 4 shqiptarët refuzojnë të këndojnë himnin maqedonas në fushë.

Ndeshja e djeshme ishte shumë e rëndësishëm për historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut.