4 paciente gra mbi 60-vjeç të shtruara në Infektiv me COVID, të gjitha të pa vaksinuara! 2 ditë të hapura për vaksinimin +18 vjeç dhe në korrik e gusht

TIRANË- Ekspertët thonë se vaksina anti-COVID ndihmon që në rast se prekesh nga virusi, nuk kalon një formë të rëndë të saj e nuk ka nevojë për hospitalizim...shembulli konkret vjen nga Infektivi, ku të shtruara janë 4 paciente që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës. Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku raporton se aktualisht të shtruar në Infektiv, të vetmin spital COVID në vend, janë 4 paciente gra të moshës mbi 60-vjeç të pa vaksinuara.

Lajmërimi për vaksinimin e grupmoshave mbi 60-vjeç është bërë prej disa muajsh teksa ky rast duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë personat mbi 60 vjeç, por jo vetëm, që të vaksinohen. Deri më tani janë kryer 986.861 vaksinime në total që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht po vaksinohet mosha mbi 50-vjeç si edhe punonjësit e shërbimeve që kanë kontakte të drejtpërdrejta me njerëzit, ndërkohë që në qershor pati edhe 2 ditë të hapura për vaksinimin e moshave për 18 vjeç, teksa priten që e njëjta skemë të përsëritet edhe në korrik dhe gusht. Pra që të ketë 2 ditë të hapura edhe përgjatë këtyre muajve me qëllim që të vaksinohet një pjesë e madhe e popullsisë. Megjithatë, ajo që u vu re ishte se një pjesë e mirë e të rinjve arsyen kryesore për vaksinimin ishte udhëtimi jashtë vendit, duke qenë se shumë shtete e kanë si kusht pasaportën e vaksinimit.  

Të dhënat e vaksinimit

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin