Manchester City fiton Superkupën e Anglisë apo atë që njihet si Community Shield. Djemtë e Guardiolës mposhtën Liverpoolin nënkampion Anglie 5-4 pas penalltive pasi koha e rregullt përfundoi 1-1 në “Wembley”.
Djemtë e Guardiolës e nisin sezonin e ri ashtu si mbyllën edicionin 2018-2019 ,me trofe duke numëruar katër trofe për vitin 2019. Superkupa ishte titulli i 7-të për Pep Guardiolën që kur drejton Cityn. Koha e rregullt përfundoi 1-1 me golat e Sterling që kaloi Cityn në avantazh që në minutën e 12-të ndërsa për skuadrën e Jurgen Klop barazoi 12 minuta nga fundi Matip.
Tek ruleta e penalltive të pestë lojtarët e Manchester Cityt u treguan të saktë duke e mposhtur portierin Alison ndërsa për Liverpool fatal ishte gabimi I holandezit Ëijnaldum dhe 5-4 pas penalltive City triumfon duke bërë për vete titullin e parë për edicionin e ri futbollistik. Liverpool-City ishte thjesht aperitivi pasi fundjavën e ardhshme starton edhe Premier League. /Përgatiti Andi Kapxhiu