4 vite berbere në Tiranë, Liljana Kurti sfidon meshkujt: Ata që më paragjykuan, i kam klientët më besnik

Hendeku gjinor mes profesioneve ka ekzistuar ndër vite, por Liljana Kurti, 23 vjeçarja nga Peshkopia ka thyer çdo tabu.

E ndesh çdo ditë në ambientin e saj të punës, e rrethuar nga meshkuj. Profesionin e berberes e ushtron prej 4 vitesh tanimë.

Për emisionin “Një nga ne”, Liljana zbulon arsyen pse zgjodhi të jetë berbere dhe jo parukiere.

“Djemtë kanë më pak naze, janë më të thjeshtë, kurse vajzat janë më të nderlikuara. Më duket një profesion i këndëshëm dhe i veçantë ndaj e zgjodha”, tregon Liljana.

Të qënit grua në këtë profesion nuk të bën më pak të aftë dhe më pak profesioniste sesa berberët e tjerë.

“Në fillimet e mia jam paragjykuar si tek fakti që një vajzë ndodhet në një ambient vetëm për meshkuj ose a jam e aftë të kryej të njëjtin shërbim si një djalë. Ka pas klientë që kanë qenë të paqartë dhe shpesh ishin në mëdyshje për t’u qethur tek unë ose jo. Gjithashtu ka dhe shumë klientë mosbesues që tani janë bërë klientët e mi më besnik”, thotë më tej.

Po çfarë duhet patur parasysh nëse zgjidhni këtë profesion? Çfarë të bën të suksesshëm në këtë fushë dhe a ia vlen ta ushtron në vendin tonë? Të gjitha këto mund t’i ndiqni në emsionin e plotë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat