Avokati i Popullit përshëndet vendimin e sotëm të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të cilin shprehet se "shkon në përputhje me rekomandimin për trajtimin e menjëhershëm me bonus qiraje të familjeve të mbetura të pastreha si pasojë e zjarrit në kompleksin "Arlis"."

"Miratimi i këtij bonusi prej 40 mijë lekësh në muaj tregon përgjegjshmëri institucionale për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të këtyre qytetarëve, duke përmbushur detyrimet e Ligjit nr. 22/2018 "Për Strehimin Social" dhe duke ofruar një zgjidhje reale dhe të domosdoshme për mbulimin e kostove aktuale të qirave në kryeqytet.

Avokati i Popullit do të vijojë të monitorojë zbatimin në praktikë të këtij rekomandimi, duke ndjekur nga afër procesin e shpërndarjes së fondeve dhe ecurinë e riparimit të pallatit, deri në rikthimin e plotë dhe të sigurt të banorëve në banesat e tyre", thuhet në reagimin zyrtar.


Lajmi kryesor:

Kompensimi i familjeve të prekura nga zjarri te ‘Arlis’ dhe i kompanive të transportit urban, Ristani në mbledhjen e Këshillit: Bashkia dhe Qeveria, të gatshme për të ofruar ndihmë