“40 vjet nga revolta e Qafë Barit” ishte ekspozita e hapur në ambientet e bibliotekës "Gjergj Fishta" në Lezhë. Përmes fotove dhe dokumenteve, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit prezantoi para nxënësve të shkollave fakte, dëshmi dhe reflektime mbi këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së diktaturës në Shqipëri.
Ekspozitën e përshëndeti edhe drejtori i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Keler Sufja, i cili vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla në edukimin e brezit të ri dhe ruajtjen e kujtesës historike.
Kjo ekspozitë shërbeu si një mundësi e vyer për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të forcuar ndërgjegjësimin historik te të rinjtë.
Komente










