Karim Benzema do të largohet nga Real Madridi kur kontrata e tij të skadojë këtë muaj, për t'u bashkuar me kampionët e Arabisë Saudite, Al Ittihad. ESPN raportoi në fillim të kësaj jave se Benzema-s iu ofrua një kontratë dy vjeçare me vlerë 400 milionë euro për t'u transferuar në vendin saudit në janar, e njëjta marrëveshje si Cristiano Ronaldo, i cili u bashkua me Al Nassr pas largimit nga Manchester United.
35 vjeçari ka kaluar 14 sezone në Bernabeu, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i klubit dhe duke fituar pesë Liga të Kampionëve, katër tituj të La Ligës dhe Topin e Artë 2022.
Benzema iu bashkua Madridit nga Lyon në vitin 2009 si një nga sulmuesit e rinj më të vlerësuar në Evropë. Ai fillimisht duhej të konkurronte me Gonzalo Higuain për një vend titullari, përpara se të bëhej pjesë e "BBC" së famshme, bashkë me Gareth Bale dhe Ronaldo.
Benzema do të largohet nga Madridi duke fituar gjithsej 24 trofe. Katër tituj të La Ligës, pesë Liga të Kampionëve, tre Copa del Rey, tre Superkupa spanjolle, katër Superkupa të UEFA-s dhe pesë Kupa të Botës për Klube të FIFA-s.
353 golat e tij me Real Madridit do mbahen mend nga tifozët, teksa në Spanjë janë të sigurt se Benzema i ka komunikuar vendimin edhe klubit.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.4%
-
E gabuar
44.9%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 1888
Lajme të tjera
-
Champions League/ Reali i falet Bellingham 'in-extremis', Arsenali 'poker' kundër PSV-së! Bayern dhe United shënojnë 7 gola, Interi ngec në Spanjë (GOLAT)
20 Shtator, 23:03
-
Gjigandët përplasen në Mynih, Interi nis Champions-in në Spanjë! Inzaghi: Asllani lojtar i madh, arsyeja përse s’e shitëm në verë
20 Shtator, 10:50
-
Transformimi digjital i sistemeve të drejtësisë, firmoset në Tiranë memorandumi i bashkëpunimit me Arabinë Saudite
18 Shtator, 21:33
-
Çudi në La Liga, lojtarët dalin për kafe në aeroport dhe humbasin fluturimin për transfertën
18 Shtator, 11:31
-
Përmbysje 'Galaktike', Real Madridi i tregon forcën Sociedad-it! Tri pikë për Sevilla-n dhe Villarreal-in (VIDEO)
18 Shtator, 10:19
-
VIDEO/ Tjetër zhgënjim për Napolin, Barcelona fiton me goleadë kundër Betisit! Shënojnë blerjet e minutës së fundit
17 Shtator, 11:20
-
GOLAT/ Ronaldo - Mane në formë, Al Nassr fiton në transfertë dhe i afrohet kreut
16 Shtator, 19:06
-
Tronditet Real Madridi, arrestohen katër futbollistë! Shpërndanë videon erotike me një të mitur
14 Shtator, 20:44
-
Botërori i peshëngritjes/ Erkand Qerimaj në pesë më të mirët e botës, Briken Calja një pozicion më poshtë! Shqipëria pa medalje
12 Shtator, 09:42
-
Realiteti i ri me tribunat bosh, Mancini debuton me humbje në Arabinë Saudite! Qeveria s'e lejon të flasë për mediat
9 Shtator, 17:55
-
Barcelona shet pjesët e 'Camp Nou', sa kushton blerja e 'barit të shenjtë'
9 Shtator, 16:04
-
Ekonomisti i La Liga-s që ka në dorë llogaritë e Kombëtares, UEFA vlerëson Shqipëri - Poloni
8 Shtator, 15:03