TIRANE- Pas rrëfimit tronditës, bërë në emisionin ’’Pa gjurmë’’, pak kohë më parë të një nënë në kërkim të vajzës, që lindi 22 vite më parë vjen dëshmia e parë vjen dëshmia që tregon të vërtetën. 42-vjeçarja rrëfeu dashurinë që pati me djalin durrsak, premtimet se do të bënte një jetë si në përralla deri tek trafikimi për qëllime prostitucioni në Puglia të Italisë. Bora asokohe një 19-vjeçare mbeti shtatzënë me tutorin e saj.
"Pa gjurmë’’ vjen me këtë dëshmi nga Durrësi, ku dalin detaje të reja të kësaj historie të trishtë që shpien në fatin e vajzës që lindi 22 vite më pare dhe vendndodhjen e mundshme të saj. Ai tregon se vajza 22-vjeçare sot jeton në Durrës, ndërsa shprehet se bashkëjetuesi i saj bashkë me të vëllanë e tij e kishin përdorur për ta shfrytëzuar për prostitucion.
"Unë jam Besimi nga Durrësi. Rastin e asaj zonjës me pseudonimin Bora e kam dëgjuar në emisionin ’’Pa Gjurmë’’. Në kohën që Astriti ka marë vajzën për ta trafikuar, ai ishte i martuar. Ajo vajza në atë kohë ishte 18 a 19 vjeçe dhe Astriti me të vëllain e mbajtën tek shtëpia e motrës së tyre, derisa e dërguan në Itali.
Unë di që Borën e dërguan në Perugia dhe aty ajo punoi në rrugë. Më pas policia italiane e ka arrestuar Astritin dhe ai ka bërë burg diku në vitin 1996 - 1997 (me sa mbaj mend).
Policia vajzën e riatdhesoi dhe ajo mbërriti në Durrës. Ketu e priti vëllai i Astritit. Ajo ishte shtatzënë në atë periudhë dhe nuk e dërguan në shtëpine e motrës, pasi e mori vesh nusja e Astritit dhe nisën konfliktet në familje.
Nusja e Astritit e ka rrahur vajzën në atë kohë. I vëllai, Ilir Gjergji, e ka strehuar në një hotel tek miqtë e tij. Eshtë e vërtetë që ajo lindi në dhomën e hotelit dhe askush nuk e ndihmoi. Ata, të mallkuarit as në spital nuk e dërguan pasi kishin frikë se mos vajza i denonconte.
Pra, kuptohet e kanë mbajtur të izoluar që ajo mos kishte kontakt me askënd. Ata dy vëllezër, donin vetëm ta shfrytëzonin atë të gjorë dhe ta hidhnin në rruge pastaj. Ajo lindi vajzën dhe ka qenë Iliri që ia mori nga duart dhe nuk i tregoi ku e la foshnjën.
Unë jam interesuar, sot ata të dy kanë emigruar me gjithë familjet në Itali dhe jetojnë në këtë shtet. Mesa më kanë treguar mua, vajzën e ka mbajtur motra e Astritit, pra nuk e kanë dërguar në befotrof siç u tha në emision.
Vajza sot është 22 vjeçe dhe ndodhet në Durrës. Jeton në një nga shtëpitë e familjes Gjergji. Kështu që atë nënë ndihmojeni, pasi vajzën e ka në Durrës dhe e ka rritur halla e saj.
Unë dua të mbetem anonim, pasi nuk dua të kem probleme me familjen e tyre, se më njohin shumë mirë. Ju falenderoj për këtë mision që keni marrë dhe do Zoti bëni mrekulli me zonjën", tregon dëshmitari.
Pas kësaj dëshmie të rëndësishme që jep të dhëna të vlefshme, takimi i nënës me vajzën që lindi me tutorin, mund të mos jetë një ditë e largët. ’’Pa gjurmë’’, ka nisur tashmë kërkimet për të realizuar ëndrrën e Borës, e cila është në pritje prej dy dekadash.
Po ku Astriti, vellai, motra, ku behen keta morrat? Ishalla s’kane ndertuar ndonje pallat ne Durres ...
PërgjigjuEndrra asaj duhet te ishte plumb kokes atyre 2 vellezerve
PërgjigjuA te lumte dora per komentin.Kushdo qe ka shfrytezuar femra e ka bere lek fale trupit te femrave te pambrojtura mos i gezofte kurre.