Arta Marku 45 ditë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, por si ka ndryshuar Prokurorja e Përkohshme e cila u zgjodh në 18 dhjetor mes tymueseve dhe protestës së Opozitës, e cila gjatë betimit atë ditë në Parlament tha vetëm një fjalë “Betohem”.

Për 45 ditë Marku ka bërë shumë ndryshime në institucionin që ajo drejton dhe ka pasur takime me figura të larta të Diplomacisë dhe Drejtësisë në vend.

arta marku
Marku me Këshilltarin Besnik Cani, Dr. e kabinetit Alketa Zifla e këshilltari për mediat, Denion Ndrenika

Arta Marku ka zëvëndësuar në këtë detyrë ish kryeprokurorin Adriatik Llalla. Marku është kryeprokurorja e dytë zonjë në krye të akuzës shqiptare, ndërsa në pluralizëm është kryeprokurori i 8-të.

Në listën e takimeve të Markut në krye të akuzës janë dhe ato me ambasadorin amerikan Lu dhe kryediplomaten e BE-së Romana Vlahutin të cilët e kanë mbështetur si gjatë kandidimit dhe në drejtimin e institucionit të Prokurorisë shqiptare.

[gallery]25454[/gallery]

Er.K/Shqiptarja.com