45% e shqiptarëve janë larguar në 7 vitet e fundit, këto janë katër shkaqet kryesore

45%  e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria, drejt vendeve fqinje ose të Bashkimit Evropian nga viti 2012 e deri më sot. Më shumë se 1 e treta e popullsisë ose konkretisht 1.44 milionë shqiptarë, nga 3.2 milionë banorë që banonin në Shqipëri, kanë migruar dhe tashmë jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali. Sipas të dhënave të strategjisë për Diasporën, vendet fqinje si Italia dhe Greqia janë destinacionet kryesore ku kanë emigruar shqiptarët.

Duke iu referuar shifrave të “People Movin” në Greqi jetojnë rreth 677 mijë  shqiptarë, ndërsa në Itali 523 mijë shqiptarë. Këto të dhëna janë pasqyruar në projekt-strategjinë e Ministrisë për Diasporën, për strategjinë 2021–2025, e cila është hedhur për konsultim publik pak ditë më parë, dhe synon hartimin e një kuadri ligjor mbrojtës për të bërë të mundur integrimin e diasporës tyre në shoqëri, duke iu garantuar edhe të drejtën e votës.

Në strategji janë listuar edhe faktorët e zhvendosjes së popullsisë në vendet e tjera të rajonit dhe të bashkimit Evropian, siç janë faktorët ekonomik, siguria Publike, Institucionet e Dobëta si dhe Gjakmarrja. Por ajo që konsiderohet shqetësuese është ikja e shtetasve të diplomuar, pasi në fillim të viteve 2000, rreth 60% e të diplomuarve në Perëndim, ose ishin larguar nga vendi, ose nuk ishin kthyer pas diplomimit.

Sipas dokumentit të Ministrisë së Diasporës “humbja” e njerëzve të kualifikuar dhe të arsimuar është shkatërrimtare për zhvillimin ekonomiko-social të vendit. Mirëpo pavarësisht se largimi i shqiptarëve është një problematikë e madhe të ardhurat nga emigrantët kanë qenë tepër të larta pasi vetëm në vitin 2014 remitancat arritën në shifrën 592 milion euro dhe në vitin 2016 shifrën 616 milion euro.

Strategjia Kombëtare ka për synim fuqizimin e rolit të diasporës në zhvillimin e vendit nëpërmjet pasurisë që ata sjellin, si njohuritë, ekspertiza dhe përvoja. Vlera thelbësore që kërkon të arrijë ky dokument është krijimi i besimit ndërmjet diasporës dhe institucioneve shtetërore të Shqipërisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 04/11/2019 23:58

    jena ba skllevrite e botese.

    Përgjigju
  • sapa: 04/11/2019 19:23

    Sidomos ata qe kane perjetuar shtetin jashte kurre nuk do deshirojne te jetojne me ne kete vend brez pas brezi!Asnje lloj force politike nuk mund me te ktheje besimin ne popull qe ky vend behet, te pakten nja 50 vjet jo.Para 30 vjeteve ishte ideja se do behej dicka dhe ja ku jemi sot!Shpresa e shqiptareve eshte vetem perendimi dhe pike!Aty te rrine ata qe kane vjedhur me thase dhe ti shijojne paret e vjedhura te gjakut se me kete popull e trashegojne pasurine e vjedhur pa ju hyre ferre ne kembe.

    Përgjigju
  • Lui: 04/11/2019 16:52

    Shkaku kryesor eshte shpresa qe patem te Rama per te bere shtet. Dhe per me teper, mungesa e nje alternrative tjeter sepse PD nuk mund te jete me nje alternative per aq kohe sa te kete ato figura dhe mbi te gjitha ate filozofi te te berit opozite. Duke mos patur nje alternative tjeter, qeveria qe kemi sado e mire mund te jete, vjen nje kohe qe vjetrohet si ide dhe si projekt. Dhe keshtu ka humbur besimi ne popull.. Kjo eshte arsyeja kryesore. Tjeter arsye eshte qe shqiptaret jane popull migrator historikisht. Mjafton te shikojme jo shume kohe me pare se sa disa shekuj. Shkonin andej kendej dhe beheshin “dikushi”...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës