45-vjeçari Buffon: Nuk tërhiqem nga futbolli pa luajtur në Serie A

45-vjeçari Buffon: Nuk tërhiqem nga futbolli pa luajtur në Serie A

Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të ndalet së luajturi futboll. Në moshën 45-vjeçare, italiani ka thënë për "La Domenica Sportiva" se kërkon të rikthejë Parmën në Serie A. Këtë sezon në Serie B, Giggi ka luajtur në nëntë ndeshje, duke mos pësuar në dy duele. Legjenda e Juventusit ka luajtur edhe me PSG-në, teksa para dy sezonesh u rikthye te Parma ku u formua dhe ra në sy në vitin 2001.

 “Më duhet të them të vërtetën, mendoj se njerëzit e kuptojnë pse vazhdoj kur dal në fushë dhe më shohin duke luajtur. Për mendimin tim, kjo është e vetmja përgjigje që duhet të jap edhe tani që jam 45 vjeç. Në momentin që jam në fushë njerëzit e kuptojnë menjëherë pse vazhdoj të luaj. Është e vetmja gjë që me të vërtetë i jep kuptim asaj që bëj në jetë. Gjithmonë më ka pëlqyer të kontribuoj për kauza që i ndjej se janë të miat, ato që i ndjej afër meje që më emocionojnë. Siç ishte Juve për 20 vjet, siç ishte PSG për një vit, sepse e bëra me dëshirë, me pasion dhe me entuziazëm. Akoma më shumë e bëj për Parmën", tha fillimisht Buffon.

Më pas legjenda e portës italiane dhe kampioni i botës u ndal te emocioni që merr në fushë, teksa kërkon ta rikthejë Parmën në Serie A për të vendosur më pas tërheqjen.

"Pas 10 viteve të para, pati një ndarje dhe të kthehesh në moshën 43-vjeçare te Parma është diçka e paimagjinueshme dhe emocionuese. Është emocioni që prodhon diçka thelbësore për ata që merren me sport: kjo është energjia. Kam shumë energji për të kursyer, kështu që nëse trupi im mund të durojë, energjia mbetet e njëjtë dhe performancat mbeten ato që bëj çdo javë. Nuk kam pse të ndalem. Vetëm nëse më mungon pasioni, por kjo mund të ndodhë kur të kthehemi në Serie A me Parmën dhe unë t’i kem përfunduar të gjitha synimet”, tha Buffon.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi