Gjatë vitit 2014, rreth 48 mijë e 700 automjete janë regjistruar për herë të parë.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Shërbimit të Tranportit Rrugor, ky numër ka shënuar një rritje të lehtë në krahasim me vitin 2013, ku numri i makinave të targuara për herë të parë ka qenë 45 mijë e 500.
Ndryshe nga makinat e përdorura, numri i makinave të reja të regjistruara në 2014-ën ka shënuar rënie.
Kështu, gjatë vitit 2014 janë regjistruar 1714 makina me km 0, ndërkohë që gjatë vitit 2013 janë regjistruar 1764.
Automjetet e përdorura janë kryesisht të importuar nga vende të Europës Perëndimore, si Gjermania, Italia, Anglia, me vit prodhimi 2002-2013. /ATSH/