Me nxjerrjen e dy trupave të fundit Almir dhe Stela Carës nga rrënojat në Thumanë është mbyllur operacioni i kërkim shpëtimit, pasi personat që ishin shpallur të zhdukur u nxorën, disa prej tyre fatkeqësisht të vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë u shpëtuan. Në fund të operacionit, fiks 48 orë pas rënies së tërmetit specialistët nga trupat e ardhura nga Greqia dhe Kosova së bashku me ata të Shqipërisë kanë shkrepur edhe një foto së bashku mbi rrënojat e Thumanës. Në Thumanë humbën jetën nga tërmeti 24 persona.

Lajmi kryesor:
DJE/ TË GJITHA ZHVILLIMET minutë pas minute nga operacionet për nxjerrjen e trupave në Durrës dhe Thumanë (VIDEO)












