48 vjeçari në Prrenjas i dha fund jetës prej varfërisë ekstreme, OSHEE: Nuk i kemi ndërprerë furnizimin me energji elektrike

48 vjeçari në Prrenjas i dha fund jetës prej varfërisë ekstreme, OSHEE: Nuk i kemi ndërprerë furnizimin me energji elektrike

OSHEE ka reaguar për rastin e 48-vjeçarit i cili i dha fund jetës pasi jetonte në kushte të vështira ekonomike. Fatos Çollaku është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë në Prrenjas, ndërsa OSHEE thekson se nuk i është ndërprerë në asnjë moment energjia elektrike.

"OSHEE informon opinionin publik se shtetasit F.Ç., i cili është përmendur sot në një konferencë për shtyp nga forcat politike opozitare si i vetëvarur për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, në të vërtetë nuk i ështē prerë energjia në asnjë moment. Banesa e shtetasit në fjalë furnizohej dhe vazhdon të furnizohet me energji elektrike. Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit F.Ç. me keqardhje vërejmë një përdorim politik abuziv në lidhjen midis OSHEE dhe një rasti fatkeqësie personale.

Megjithë vështitësitē e krijuara në kushtet e një krize të rëndë ndërkombëtare, OSHEE vijon të sigurojë shërbim cilësor për të gjithë qytetatët, duke ju ardhur në ndihmë përmes paketave sociale edhe familjeve në vështirësi ekonomike. Pavarësisht të gjithë situatës energjetike të rënduar, krizës mbarëbotërore, ku sot megavatori tregtohet me më shumë se 500 euro, Qeveria Shqiptare vazhdon dhe mban të ngrirë çmimin për të gjithë abonentët familjarë dhe kjo është një gjë që nuk e mohon dot askush, as ata që përdorin jetën e qytetarëve për arsyet e tyre politike" njofton OSHEE.


Lajmi kryesor:

Varfëria ekstreme, vetëvaret 48-vjeçari në Prrenjas


A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës