49 kg kokainë në konteiner, avokati i Selim Çekajt intervistë për Report Tv: Është i implikuar shteti, nuk duan të zbardhet e vërteta

Maks Haxhia, avokati i pronarit të kompanisë “Ecoalmax” Selim Çekaj, ku mëngjesin e sotëm u gjetën 49 kg kokainë të fshehura në konteinerin me banane, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, tha se klienti i tij mban përgjegjësi vetëm për mallin që ka marrë nga Ekuadori (bananet) dhe jo se çfarë është gjetur e fshehur në konteiner.

"Me këtë çështje jemi marrë gjatë gjithë kohës dje. Shkurtimisht fabula është e tillë: Ka ardhur konteineri me banane dhe i njoftohet Selimit si administrator i shoqërisë që të ishte i pranishëm sepse konteineri ka dalë me pullë të kuqe, që të do të thotë me probleme. Ndërkohë që ne bashkë me Selimin kemi thënë që 'ne jemi pronarët e mallimit

Kemi bërë një marrëdhënie shit-blerje të këtij malli. S’kemi punë me konteinerin. Hapni konteinerin, të tërheqim mallin, kontrolloni mallin, nëse ka probleme me drogë etj. atëherë jemi në përgjegjës. Po dhe në këtë rast nuk jemi në përgjegjës se malli ka ardhur nga Ekuadori. Hapet konteineri, bën atë operacionin, sharruan atë ku menduan se ishte droga dhe gjetën drogë”, tha Haxhia.

"Tani cila është poshtërsia? Pasi ka ndodhur herën e parë me të birin, herën e dytë në një rast në Vlorë organi i policisë ka hequr drogën, e kanë mbushur me oriz dhe me të drejtë kanë ndjekur fatin e konteinerit. Ndërsa këtu nuk u ndoq sepse ky është qëllimi, që këtë familje ta vënë përpara përgjegjësisë dhe për ta implikuar në operacionin e parë. Po ta kishin  bërë në këtë rast dhe do të arrinin në përfundim se Cekaj nuk ka lidhje me mallin e drogës atëherë do të thotë që edhe në rastin e parë nuk ka. Tani i ka ngelur sharra në goxhdë pas duan ta implikojnë patjetër Selimin, pasi duke implikuar atë mbajnë në burg edhe të birin", vijoi ai. 

 

I pyetur nëse ka dorë shteti në përfshirjen e klientit të tij në këtë çështje, Haxhia tha se shteti ka.

"Fakti që nga të gjithë argumentet që të mos dëgjojë dhe të mos marrë në konsideratë logjikën normale të argumenteve do të thotë që është shteti në këtë mes", tha ai, duke nënvizuar se "nisur nga ngjarja e parë unë them që nuk do të zgjerohet sepse nuk duan të shkojnë tek të vërtetat".

"Populli shqiptar ka një shprehje që 'jo çdo e keqe vjen për keq'. Do të thotë që ata që kanë bërë manipulimin e procesit të parë kanë gisht edhe në këtë proces. Por në këtë rast episodet dhe fabula e ngjarjes janë në favor, pavarësisht se i ati i Arbër Çekaj është ndaluar, janë në favor sepse nuk mund ta implikojnë. Para 3 vitesh ndodhi ngjarja me të birin. Mbas kësaj vazhdoi aktivitetin në emër të shoqërisë, ia bllokuan. Hapi shoqëri tjetër, dhe që nga ajo kohë bën import-eksport bananesh. Ka bërë dhe ngarkesa të tjera", tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, avokati Maks Haxhia. 

Mëngjesin e sotmë 49 kg kokainë është sekuestruar nga konteineri me banane që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Durrësit, ndërsa është arrestuar administratori i firmës ECOALMAX me qendër në Maminas që posedonte kontejnerin, Selim Çekaj, 72 vjeç. Selim Çekaj është babai i Arbën Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë në 2018. Konteineri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të konteinerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që  kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë