5 deputetë votë kundër rezolutës anti-ruse, Ligoraq Karamelo i vetmi që i thotë JO dhurimit të 17 apartamenteve për të prekurit nga tërmeti

5 deputetë votë kundër rezolutës anti-ruse, Ligoraq Karamelo i vetmi që i thotë JO dhurimit të 17 apartamenteve për të prekurit nga tërmeti

Ligoraq Karamelo

TIRANË  - Vota e Kuvendit të Shqipërisë kundër ndërhyrjes së Rusisë në proceset elektorale dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri nuk ishte unanime. Pesë deputetë rezultojnë se kanë votuar kundër rezolutës për marrjen e masave të nevojshme kundër ndërhyrjeve të paligjshme të huaja në proceset zgjedhore dhe demokratike, duke iu referuar Moskës, ndërsa gjashtë të tjerë kanë abstenuar. Sipas procesverbalit të votimit, kundër rezolutës anti-ruse kanë votuar deputetët e opozitës Adriatik Alimadhi, Ralf Gjoni, Ligoraq Karamelo, Zef Shqefni dhe Edlira Hyseni. Ndërkaq, kanë abstenuar deputetët Kujtim Gjuzi, Amra Borova, Lefter Maliqi, Halil Jakimi, Kristaq Papa dhe Suzana Topi. 97 ligjvënës kanë mbështetur me votë rezolutën, ndërsa 8 deputetë nuk morën pjesë në votim, ndër të cilët Gjetan Gjetani, Rudina Hajdari, Olta Hoti, Ardiana Jaku etj. 

Në rezolutën e miratuar me 97 vota, thuhet ndër të tjera që “duhet të rritet ndërgjegjësimi për fushatat e dezinformimit të Rusisë, pasi ky i fundit përben burimin kryesor nga i cili buron dezinformimi në rajon, Evrope e më gjerë; aktoret shtetërore dhe jo-shtetërore nga vendet e treta, përpos Rusisë, janë të përfshirë në ndërhyrje dashakeqe në debate publike të vendit tonë”. Përmes rezolutës, Kuvendi “u bën thirrje institucioneve kompetente të hartojnë masat përkatëse për transparencën dhe auditimin e financimeve të partive politike dhe organizatave politike, përfshi financimet e huaja si dhe të marrin nisma ose nxisin ndërmarrjen e nismave për ndryshime ligjore në këtë drejtim. I kërkon organeve kompetente të vlerësojnë nevojën e krijimin të Task Forcave ose fuqizimin e institucioneve aktuale me ekspertizë të posaçme për të forcuar parandalimin e fenomenit të dezinformimit si dhe për të ndaluar çdo ndërhyrje të huaj të parregullt ose financim teë paligjshëm në proceset elektorale dhe demokratike në vendin tonë”.

( Kliko këtu ) Procesverbali i plotë i votimit të rezolutës ruse

Gjatë seancës të së enjtes, Kuvendi miratoi edhe një akt normativ për dhurimin e 17 apartamenteve në Tiranë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, duke mbetur të pastreha për shkak të dëmtimit të banesave. Akti normativ u miratua me 112 vota pro. Nga procesverbali i votimit rezulton se ka votuar kundër dhurimit të 17 apartamenteve deputeti Ligoraq Karamelo. Apartamentet janë në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe ndodhen në njësinë 1.

( Kliko këtu ) Votimi për dhurimin e apartamenteve për familjarët e viktimave

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 06/12/2019 18:30

    Tani z. prokuror i pergjithshem te tregosh forcen duke i futur brenda keta plehra si agjente te ruseve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite