Në kuadër të promovimit të vendit tonë si një destinacion investimesh në sektorin Automotive, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA në bashkëpunim me DIHA organizuan Automotive Week.
Sipas njoftimit, 5 kompani Gjermane të këtij sektori vizituan vendin tonë dhe patën mundësinë të zhvillonin takime të ndryshme dhe vizita në kompani të këtij sektori, për të kuptuar më tepër mbi mundësitë konkrete që ofron vendi ynë. Axhenda e parashikuar për grupin e investitorëve Gjerman nisi ditën e hënë, më datë 6 Maj, me një pritje në Ambasadën Gjermane, ku u pritën nga Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schütz.
Në 7 Maj ata u prezantuan me mundësitë e investimeve nga drejtuesit e AIDA duke vënë theksin tek incentivat që qeveria ofron për këtë sektor. Takimi vijoi me Zv. Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi, e cila mirëpriti delegacionin në Ministri duke prezantuar reformat e qeverisë, përjashtimet nga taksat dhe rëndësinë që ky sektor ka në vendin tonë. Gjithashtu edhe Zv. Ministrja e ngarkuar për çështjet e punësimit Dajna Sorensen, paraqiti një panoramë të shkollave profesionale në vend, drejtimet e tyre dhe fokusin e veçante për krijimin e një fuqie punëtore të kualifikuar.
Sipas njoftimit, delegacioni u prit edhe nga Zv. Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z. Ilir Bejtja i cili informoi të pranishmit mbi kostot e energjisë për bizneset dhe specifikisht për energjinë diellore dhe kushtet e matjes për diferencën. Gjithashtu, Bejtja informoi mbi situatën e infrastrukturës dhe konektivitetin.
Grupi Gjerman vizitoi dy kompani tepër të suksesshme në ketë sektor, të cilat prej vitesh tashme operojnë në vendin tonë. Kompania Gjermane Forschner Albania ishte e para qe mirëpriti delegacionin dhe transmetuan eksperiencën e tyre të të bërit biznes në Shqipëri. Gjithashtu, përfaqësues të kompanisë Italiane Reëork treguan historinë e tyre të suksesit në Shqipëri dhe avantazhet e të bërit biznes në vendin tonë.
AIDA tha se investitorët patën mundësinë të vizitonin nga afër një nga shkollat profesionale në vënd, konkretisht në Kamëz ku vizituan ambientet e saj dhe gjithashtu zhvilluan intervista të ndryshme me studentët e kësaj shkolle. Ndalesa e tyre e radhës ishte kompania Efa Solution, e cila tashmë me një eksperiencë të gjatë dhe 1200 të punësuar, prodhon këpucë të kualitetit të lartë për tregjet e ndryshme Europiane. Ndalesa e fundit për ditën e tretë të agjendës së tyre ishte TEDA Spitallë, ku investitorët u njohën me TEDA dhe mundësitë që ata kanë për investime në këto zona.
AIDA tha se dita e fundit u përmbyll me një takim në bashkinë e Tiranës ku u pritën nga Genci Kodheli, Drejtor i Investimeve Strategjike dhe Investimeve të Huaja. Kodheli prezantoi projektin e TEDA Kashar si një mundësi investimi në të ardhmen në Bashkinë Tiranë. Gjithashtu një grup investitorësh zhvilluan një ndalesë edhe në investimin Gjerman të Linder Group “Tirana Business Park”.
Sipas njoftimit, delegacioni vlerësoi me interes të lartë investimet në vendin tonë dhe u shprehen tejet optimist për të ardhmen e kësaj industrie nisur nga pozita gjeografike, kostot konkurruese të punës, fuqia punëtore e kualifikuar dhe masat mbështetëse nga qeveria.
Mire se vijn!
Përgjigju