5 krimet e pranuara nga Sali Berisha, nga skuadra e vrasësve, hapja e depove të armëve në ’96 deri tek rrëmbimi i Shkëlqim Haklajt! Drejtësia në provë 

5 krimet e pranuara nga Sali Berisha, nga skuadra e vrasësve, hapja e depove të armëve në ’96 deri tek rrëmbimi i Shkëlqim Haklajt! Drejtësia në provë 

Sali Berisha

Sali Berisha është ndër ish-pushtetarët rrallë në Evropë, ndoshta i vetmi, i cili herë pas here rrëfen me një ndjesi mburrje disa nga krimet e tij, duke sfiduar në mënyrë të paprecedentë prokurorinë dhe prej një viti SPAK-un. Përpos dezinformimit, shpifjeve dhe kërcënimeve të përditshme në adresë të kundërshtarëve politikë, Sali Berisha ka pranuar publikisht se është organizatori i disa prej ngjarjeve më të rënda që kanë shënuar pluralizmin shqiptar dhe për të cilat Kodi Penal parashikon deri në burgim të përjetshëm. Nëse zakonisht politikanët mohojnë dhe shfajësohen për akuzat që u bëhen, me Berishën ndodh e kundërta, pranon me krenari, duke i atribuuar vetes krime të ndryshme. Në çdo vend normal të Evropës, kur një pushtetar apo ish-pushtetar pranon hapur kryerjen e një krimi, do të shoqërohej dhe merrej nën hetim sapo të dilte nga studioja televizive. Në Shqipëri, Sali Berisha, vijon të befasojë duke pranuar publikisht krime të reja, pa u shqetësuar nga veprimi i drejtësisë. Po cila janë ngjarjet rënda, për të cilat Berisha ka deklaruar se është autor i tyre?! 

1. Hapja e depove të armëve në vitin 1997;

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar publikisht se ka lejuar qëllimisht hapjen e depove të armëve në vitin 1997, ku për rrjedhojë kanë humbur jetën disa mijë shqiptarë. Në prill të vitit 2017, Sali Berisha ka deklaruar në një studio televizive: ‘U hapën jo pa qëllim depot. Shqiptarët nuk mund t’i merrnin bandat. Shteti kishte një alternativë, o t’u binte me armë këtyre dhe të krijonte një konflikt civil ose të armatosje qytetarët dhe nuk kishte më konflikt civil, dhe një pjesë e madhe e këtyre armëve do t’u shkonin shqiptarëve në Kosovë për t’u mbrojtur nga serbët”. Në fakt e vërteta është se bandat u armatosën pikërisht nga hapja e depove të armëve, një nga veprimet më kriminale pas rënies së regjimit komunist. 

2. Vrasje e mbetur në tentativë e kryetarit të opozitës;

Sali Berisha ka përsëritur ditët e fundit një plan të pretenduar të tij, për të vrarë kryetarin e Partisë Socialiste, pas protestës së 21 Janarit 2011, duke pohua se kishte në dispozicion një skuadër varësish. “Nëse Edi Rama do të afrohej të nesërmen e 21 janarit pranë kryeministrisë dhe nëse vetëm një gjethe do të prekej, 5 snajperë do ta qëllonin. Ishte Thomas Countryman me të cilin i përcolla mesazhin Ramës. A e keni dëgjuar bashkëshorten e tij të thotë poshtë e lart se shërbimet sekrete i kishin thënë se Rama do të vritej, unë isha. I thashë diplomatit të huaj se po të lëvizte edhe një gjethe në territorin e kryeministrisë ai (Rama) do ta kishte në lule të ballit nga 5 snajperë", ka pohuar Berisha. Rrëfimi është flagrant dhe më pasoja penale. Organi i akuzës nuk e ka thirrur Sali Berishën për të qartësuar se në ç’rrethana kishe planifikuar të kryente krimin. Cila ishte kjo skuadër me 5 snajperë? Ishte shtetërore apo private? Në ç’rrethana e kishte lëshuar urdhrin për vrasjen e kryetarit të opozitës, nëse një protestues prekte gardhin e Kryeministrisë?! 

3. Pengimi i prokurorisë pas 21 Janarit 2011, skandali me urdhër-arrestet;

Sali Berisha ka pranuar publikisht se ka penguar drejtësisë për të zbardhur vrasjet e 21 Janarit 2011, duke moslejuar vartësit e tij dhe të Lulzim Bashës, që të zbatonin urdhër-arrestet e prokurorisë për zinxhirin komandues të gardës. Tre ditë pas vrasjeve të 21 janarit, Berisha i konsideroi urdhër-arrestet si pjesë të planit B të grushtit të shtetit, duke justifikuar refuzimin e zbatimit të urdhrit të prokurorisë dhe mosnjohjen e saj. “Urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme për gjashtë drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, nuk do të zbatohen në mënyrë absolute, në bazë të Kodit të Procedurës Penale... U lëshua urdhër-arrest për të gjithë zinxhirin komandues të gardës pa bërë asnjë hetim. U mor rregullorja e gardës, u zbulua kush ishte komandanti dhe u lëshua urdhër-arresti. Ky ishte plani B i puçit ndaj shtetit. Kryeministri është gati për çdo hetim. Nëse t’i aplikon dënim kolektiv, nuk ka kod në botë që ta pranojë”. Kryeministri dhe vartësit e tij nuk kanë asnjë tagër për të penguar urdhrin e prokurorit. Është gjykata ajo që konfirmon apo e rrëzon urdhrin e prokurorit. 

4. Urdhri për vrasje në 21 Janar 2011;

Sali Berisha ka bërë deklarata kontradiktore sa i takon urdhrit për të hapur zjarr mbi protestuesit në 21 Janar 2011. Nga njëra anë, Berisha ka deklaruar se nuk ka dhënë asnjë urdhër se garda vepron me ligj, por nga ana tjetër ka deklaruar publikisht se urdhri ishte për të vrarë ata që hynin brenda gardhit. “Në mënyrë kategorike dhe absolute as edhe një urdhër. Urdhri ishte ky, që ta dish ti, ai që do të hynte brenda ai nuk do të mund të dilte më, i vetmi urdhër”. Organi i akuzës nuk ka thirrur për të pyetur se kush e kishe dhënë këtë urdhër dhe mbi ç’bazë ligjore. 

5. Urdhri për rrëmbimin e Shkëlqim Haklajt;

Sali Berisha ka deklaruar publikisht se ka urdhëruar truprojat e tij që të rrëmbenin Shkëlqim Haklajn, pas incidentit në mitingun në Tropojë, me 19 qershor 1997, ku u qëllua me armë. Berisha kërkoi që Shkëlqim Haklajn t’ia sillnin të gjallë në Tiranë, ndërsa urdhëroi njerëzit e tij që ta rrëmbenin. Berisha në atë kohë ishte president në detyrë. “Kam kërkuar sjelljen në Tiranë të Fatmirit (në fakt Shkëlqimit) pasi kur ishim në miting në Tropojë, jo në drejtimin tonë por ata shtinin me armë. Ky ishte terrorizëm dhe në të gjithë vendet e botës kështu veprohet”. Tagrin për të urdhëruar shoqërimin, arrestimin apo transferimin e një personi e kanë vetëm organet e drejtësisë, bazuar në prova dhe fakte, që konfirmojnë kryerjen e një krimi. Ndaj, urdhri i Berishës për të ‘marrë me vete’ Shkëlqim Haklajn është urdhër për rrëmbim. Pranimi i këtij krimi nga Berisha ka ardhur pas publikimit të një video, në të cilën shfaqej duke deklaruar “e dua të gjallë atë unë”. 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti ny: 17/12/2020 19:38

    I shikoj nja dy kurvica qe kan repliku aty te komenti po di ju thosha kyt palloshin asht puna juaj qe e doni sr jeni mesu si dele po un per ato qe thash per berishen un mendoj sr gjithsesi ka ma vlera sr ku zkizofren e sa per shpellar ju jeni shum ma keq se na sr ju jeni qe keni mbush europen me motrat e grat tuja e ju vritni e zhdukni shoket per drog e poshtersina tjera un edi se jam prej shkodre qe ju as e keni shancin me pas nivelin e ketij qyteti

    Përgjigju
  • Andrea braholli: 17/12/2020 16:33

    Krmineli me I madh qe ka pare pare kombi shqiptar ne gjithe istorine sali krimineli ajdut me I tmershem.. dhe nje pjese e popullit shqiptar e mbeshtesin kete antishqiptar we I beri tokat e popullit shqiptar sic I desh shpirti I tij kriminal...te varet pare popullit shqiptar ky kriminel o popull shqiptar

    Përgjigju
  • Ilir: 17/12/2020 11:35

    Shkrim interessant! Mirë e bën,kur gjen njerëz që i harrojnë shpejt çfarë ka ndodhur dhe e mbështesin. Njëherë ,dy herë gabon njeriu,por po e përsëriti prapë është vetë fajtor ose ashtu i intereson muhabeti.

    Përgjigju
  • Fshati: 17/12/2020 08:22

    Edhe sikur te pranoje te githa krimet qe ka kryer askush nuk ka per te guxuar ta shqetesoje Z.Berisha. Cilado qeveri ne fuqi do te vashdoje ti lutet Z.Berisha derisa te kete ymrin. Dhe pas vdekjes se tij do ti luten Z. Meta. Populli te rri i qete se ska per t'ju heke hallka kaq shpejte.

    Përgjigju
  • Like: 17/12/2020 05:06

    Mire e ka ky plaku mere qe tallet me shqipetaret. E njeh mire kete popull ky dhe pse te mos tallet kur eshte gjihmone i lire dhe jo ne qeline e burgut se bashku me kriminelet, hajdutet dhe gjithe ata te tjeret qe po bejne te vuaj ky vend. Ka gjetur nje popull injorante dhe e shfrytezon ai, familia e tij dhe gjithe politikanet qe jane me injorante se ky popull

    Përgjigju
  • Italia 90: 16/12/2020 23:50

    Ishte 96 Apo 97 ai muhabeti I Depove . Shqiptari nuk rri Kurre pa arme Edhe ne kohen e Dulles . Po te pakten Nje gje te mire e boni ai qe hapi depot ndihmoj kauzen e UÇK dhe vllaznit tan kosovare qe per ca Si Frrok qupi jan shqipfolsa .keep calm and vazhdo para Bac te rrufshin gencin

    Përgjigju
    • gimi: 17/12/2020 07:28

      Ajo hapja e armeve solli mbi 2000 te vrare ne gati çdo qytet shqiptar llogarite beji vete.Ndersa per frrok çupi mendon qe e rruan tosin njeri ne kosove per kto thenie?Persa i perket armeve te ndryshkura dhe fishekeve te poliçanit shyqyr qe sngeli ndonjehere per to UÇK se kish ardh serbi deri ne Tirane.

  • Xhevahir cibuku: 16/12/2020 20:57

    Sali kerma ilir brekegrisuri duhen varur ne litar sepse ky vend nuk ben perpara me ta.

    Përgjigju
  • Berti ny: 16/12/2020 19:36

    Asnji nga kto te vepra nuk ka lidhje me Berishen ai ka kurajo e flet per kto por te armet e dim mir sr rebelimi komunist I jugut te shqiperis I hapi depot nr fillim e aty Berisha nuk kishte pushtet me 21 janar tan I keni pa pamjet si sulmohen e goditen forcat e policis garda ka zbatu ligjin asnji shkelje ska kur sulmohen instuticonet shtetrore shtetl vepron nr cdo vend perindimor edhe sot kur te sulmojn kryeministrin shteti te veproj per haklajt nat koh duke thy rregullat e vepru simas interesave te serbis per trazira eshte dhen urdher te sillet nr tiran po ju nuk I keni pet zemer liderat si Berisha I cili ka kurajo e flet per kto team te nxehta ju doni metoda bolshevike me vrasje e arrestime naten po I harruat arritjet e berishes futi vendin nr nato hoqi vizat arrestoj pa perjashtim te gjith bandat shtroi me mijra klm rruge ju pelqen ky zkizifreni qe vjedh per rruge me miliona euro liron tan drejtusit e bandave I ben rinin shqiptare te marre arratin ju vret naten e diten shpresen per te jetu nr vend tallet me ju si klloun po vazhdoni e shkoni mrapa djalit te kristaqit e nipit te spiro kolekes atij kok qepes sr beratit e taulantit te motres nga librazhdi I cudirave

    Përgjigju
    • berti tyryryyyyyyyy: 16/12/2020 22:26

      qe shqiperia nuk ka ecur sa duhet perpara eshte edhe faji i disa shpellareve qe e mbeshtesin dhe duartrokasin kryekarin e tyre te cilit i jep zemer te beje edhe me shume krime e piselliqe ngado qe shkon dhe kudo vegjeton.sado qe e urreni nuk e ka rama fajin per gjendjen ku jeni dhe pse ai nuk eshte uje i kulluar por ju jeni mesuar me ujin e qelbur dhe te vrerosur qe ju servir kryek...dhe per cudi ju pelqen dhe ju duket me i mire.mesa duket shprehja Qij nenen qe te thone baba tek ju shpellaret ka gjetur zbatim ja pse cirreni, luftoni,digjni,e vrisni ne emer te tij dhe thoni rrofte babai ....... ne te semes shkofshi ju fare e keqe e kombit

    • Jonyy de: 16/12/2020 20:03

      O berty qenke nje toc qe ske shokun, fatkeqsia e ketij vendi esht sali berisha dhe njerzit si ty o toc, qe mbeshtesin ate bastard. Jo se ky qe esht ne pushtet eshte me i mire jo, po sa te kete debila si puna jote shqiperia vetem zi ka per te pare.

  • Alban2020: 16/12/2020 19:29

    Ju befsha meneren mu ne SPAK dhe ne te gjithe DREJTESINE E RE!!! Ne Anglisht kane nje shprehje " SAME SHIT DIFFERENT SMELL" (" I NJEJTI MUT POR ME ERE TJETER") Kriminelet si SB e sfidojne SPAK live ne tv dhe SPAK metret me gjoba parkingjesh! TURP! Miliona dollare te harxhuara per nje institut qe duhej te merrej vetem ME POLITIKANET KRIMINELE dhe me se merret?! ME GJOBA PARKINGU!!!! NEVERI!!!!

    Përgjigju
  • Veting: 16/12/2020 19:27

    Per qenin e zgjebosur Berishe

    Përgjigju
  • Labi: 16/12/2020 18:46

    Me kete prokurori dhe prokurore qe kemi,Salo KRIMINELI ron 100 vjet.Shqiperia nepermjet miratimit te nje ligji ne kuvend duhet te fshije me fshese te hekurt prokuroret dhe gjyqtaret e deri tanishem dhe ta filloje punen nga e para me prokurore te rinj qe jane ne bangot e shkolles.Saliu duhet te ishte arestuar ne studio qe ta kishte pare gjithe bota.Ai eshte mjeshtri,arkitekti,i shkaterimit te Shqiperise,dhe vazhdon sot e 30 vjet dhe qesh e zgerdhiet.Turp per drejtesine Shqiptare.

    Përgjigju
  • roland: 16/12/2020 18:38

    po shqiptaret kurre nuk e kane kuptuar se partia deokratike eshte maska e partise komuniste .Vetem mendoni kush ishin ate qe e moren ne dore pd a ishin te gjithe komunista apo jo dhe do merri pegigjen qe kerkoni

    Përgjigju
  • Kanina: 16/12/2020 18:36

    7 vjet “fajin e ka Berisha”. Jeni bërë bajat. Nuk shihni ku po katandisemi çdo ditë?!

    Përgjigju
    • anna: 17/12/2020 09:12

      Edhe 100 vite nuk harrohen dhe nuk rregullohen zollumet qe i ka ketij vendi Berisha o KANINE

    • Kanina: 16/12/2020 20:28

      @Zen, Ke kohë pa ardhur në Shqipëri ti prandaj s’ke sy të shohësh. Me Saliun do merremi akoma ?! Erdhi 2021 or mik

    • Zen: 16/12/2020 19:01

      Po pse o kanina ishe me mire sec je para 7 vjetesh?!

  • Haruki: 16/12/2020 18:32

    Derisa Berisha nuk hetohet dhe dënohet për krimet që ka bërë, të cilat i pranonë vetë publikisht, nuk mund të kemi shtet të së drejtes.

    Përgjigju
  • Arbëri: 16/12/2020 18:28

    Këti ”njeriu” iu ka mbushir kupa me gjakun e shqipëtarve prandaj kërkon që të arrestohet sa më parë, përndryshe nuk mundet të ik në at bot pa i paguar mëkatet në këtë bot...!!!

    Përgjigju
  • redi: 16/12/2020 18:00

    SPAKU ka material te bollshem duke pasur prove deklaratat e Berishes me ze e figure per shume krime.A eshte reformuar drejtesia ? Apo kane frike ta nxjerrin para bangos se akuzuarve

    Përgjigju
  • BENI: 16/12/2020 17:42

    NJERI ME TE POSHTER DHE IDIOT SE KY BERISHA ,,,nuk gjen ne shqiperi,,kriminel qe ka bere krime te pashembullta mbi shqiptaret,,,ky eshte i dyti ne krime pas enverit....

    Përgjigju
  • Vlora: 16/12/2020 17:19

    Sali kërma po kërkon të vetë arrestohet, me shpresë që të ngrihen larot e tij të armatosur dhe të bëjnë 97,është e vetmja mundësi që i ka ngelur per te ndjekur Amerikën dhe të anulloj reformën në drejtësi.

    Përgjigju
  • WTF: 16/12/2020 17:07

    Po ku ka drejtesi ne Shqipni nje pytje Shqiptarve a e dini ca bon me than fjala DREJTSI??? Populli Shqiptar te tan te korroptum duhet me i vra me buk ne goj

    Përgjigju
  • Vlora: 16/12/2020 17:06

    Me vjen akoma keq pasi ka akoma njerez BLIND qe jane te marrosur pas ketij krimineli... PF sa gjynah.. Ne fakt skane faj se aq u perpunn truri skane faj

    Përgjigju
  • nicolae causesc: 16/12/2020 17:04

    Akoma është gjallë a po ma sjellni tek mua të më bëjë shoqëri këtu në fer!

    Përgjigju
    • gimi: 17/12/2020 07:30

      Ne fier the?

  • populli: 16/12/2020 17:02

    Se mos e denoni per kafe si beri ai me ramizin

    Përgjigju
  • Artani: 16/12/2020 17:02

    Cfare e shpeton kët dreq njeriu? Se Nanon e futi ne burg per hiç gje, po vet Sali Dreqi nuk po i vjen akuza per krime ndaj shqiptareve.

    Përgjigju
  • Robshi: 16/12/2020 16:58

    Ore pse kane te gjitha keto ngjarje nje emerues te perbashket "partine komuniste me emer te ri"...ose mund te perdorim nje veprim tjeter aritmetik...5 ngjarjet pjestim per 5 = me "partia socialiste"...ose bejme veprim tjeter PD + PS = banane popullit... ose bejme nje tjeter PK - PD = PS ose PD + PS = PK = me big big banane e stazhonuar 80 vjecare... nejse gezuar festat me dhe pa gjel deti haram ata haviarsat ne kurriz te popullit

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 16/12/2020 16:46

    Drejtesi vendoset duke e rjepur te gjalle Berishen dhe ne trup ti hidhet kripe

    Përgjigju
  • KASEMI: 16/12/2020 16:36

    Po ku ka Shqipria drejtësi po të kishte drejtësi ky qen i zgjebosur Sali Berisha nuk ishte i lir. Ai prej kohësh duhej të ishte në burg po Shqipria ska drejtësi ka padrejtësi. Kjo është Shqipri mënxyra me të tilla drama katastrofike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare