Edhe në qytetin e Fierit u përkujtua sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve. Në ceremoninë përkujtimore, morën pjesë autoritetet më të larta vendore si dhe deputetë të Qarkut Fier të Partisë  Socialiste. Të pranishëm ishin deputetët Ramion Kurti, Antoneta Dhima dhe Erjo Mile, familjarë të dëshmorëve, dhe përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë, të cilët nën ritmet e bandës frymore të qytetit vendosën buqeta dhe kurora me lule pranë obeliskut kushtuar dëshmorëve.

Ndërkohë, në këtë aktivitet u vu re mungesa e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi.

Në fjalën e tij, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Veteranëve të Luftës në Fier, Sokrat Ikonomi, e vlerësoi 5 Majin si një ditë që përkujton dëshmorët dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Edhe këtë vit opozita nuk iu bashkua ceremonisë në nderim të dëshmorëve.


Lajmi kryesor:

Dita e Dëshmorëve/ Përkujtohen të rënët e Shqipërisë, Begaj e Rama homazhe te memoriali ‘Nëna Shqipëri’ (VIDEO)