TIRANË- Arrestohet drejtori i auditit të bashkisë, premtoi punësim një gruje në bashki në këmbim të pesë milionë lekëve të vjetra. Gjelosh Progni, 38 vjeç banues në Tiranë, u arrestua nga zyra e Antikorrupsionit në Policinë e Tiranës, në përfundim të operacionit të koduar “Premtimi i Fundit”.
Sipas burimeve të policisë, Drejtori i Auditit pranë Bashkisë Tiranë akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Hetimi ndaj tij, kishte nisur prej katër muajsh, pas denoncimit të dhënë nga një grua e cila pretendonte se në fillim të vitit 2013, i kishte paguar Prognit 5 milionë lekë të vjetra në këmbim të punësimit të saj në Bashkinë e Tiranës, por pa dhënë specifika për punësimin e saj.
Por pasi ka marrë paratë, drejtori i auditit të bashkisë, nuk ka punësuar denoncuesen ndërsa nuk i ka kthyer asaj paratë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com