4 muaj më parë në Report Tv u shpreh se s'do kandidojë, PD cakton Mark Markun drejtues politik të Qarkut të Lezhës!

Lulzim Basha ka vendosur Mark Markun si drejtues politik të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës. Ky vendim ka ardhur pas një takimi që Basha pati me Markun ditën e shtunë në Selinë e PD-së.

Me Mark Markun PD zyrtarizon kështu drejtuesin në qarkun e gjashtë në vend, pasi vendimeve për Edi Palokën në Durrës, Gazment Bardhit në Elbasan, Helidon Bushatit në Shkodër, në Fier Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë Bujar Leskaj.

Ky kandidim i Mark Markut vjen pasi ai ishte anëtar në Komisionin për Rivlerësimin e kandidatëve të PD për deputetë. 4 muaj më parë, në Report Tv, Marku deklaroi se përcaktimi në këtë komision nuk nënkuptonte një rikthim në parti. Ai tha se në eksperiencën e tij të mëparshme si deputet nuk është ndier mirë, e për rrjedhojë nuk pretendon asnjë post pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

"Nuk është rikthim sepse e kam deklaruar me kohë që nuk kam asnjë ambicie, as për të qenë deputet, as në ndonjë pozicion të ardhshëm në pushtet. Pse? Sepse ndihem mirë kështu, siç jam. Mua në vetvete pushteti nuk më thotë kushedi se çfarë. Kam pasur një eksperiencë dhe nuk jam ndier mirë në atë lloj pozicioni. Kam shprehur qëndrimet e mia që dihen publikisht", deklaronte në emisionin "Pa protokoll" Mark Marku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Mark Marku në Lezhë, zëdhënësja e Berishës tallet keq me Bashën: Të hedhësh në erë me duart e tua Komisionin e famshëm

Përcaktimi i ish deputetit Mark Marku si drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës nga Basha ka sjellë reagime edhe brenda PD-së.

Zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, ka ironizuar këtë zgjedhjet të Bashës për Markun i cili është edhe anëtar i Komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga PD. Mëhilli thotë se kjo zgjedhje është si ta hedhësh në erë këtë komision.

"Si të hedhësh në erë me duart e tua Komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputet në tërë Shqipërinë. Mirë shumë", shkruan Mëhilli.

Postimi i plotë i Erla Mhillit
Ora 12:01
'Do ta fus me shishe kokës' Rama ironizon me video Mark Markun: Presor gazetarie dhe kandidat për ministër arsimi opopop

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram ka ironizuar caktimin e Mark Markut si drejtues politik të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës.

Rama ka shkruar në postim “Presor gazetarie dhe kandidat për ministër arsimi i OpBashkuar opopo…”, duke e shoqëruar me një video  ku Mark Maku i thotë Musa Ulqinit “ Mbylle gojën, do ta fus me shishe kokës, mos ha m*t kot”.

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja