TIRANË- Partia Demokratike ka zyrtarizuar ditën e sotme drejtuesin politik të qarkut të Durrësit dhe të Elbasanit.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku raporton se në Durrës është caktuar Edi Paloka e ndërsa Gazment Bardhi në Elbasan.

Më herët PD-ja ka zyrtarizuar emrat e Helidon Bushatit në Shkodër, në Fier Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë Bujar Leskaj.

Vendimi për të përcaktuar drejtuesit e qarqeve, ka qenë një vendim që nga shumë persona është konsideruar i vonshëm, por kryedemokrati ka zgjedhur që të mos i prezantojë të gjithë përnjëherë, por të marrë kohën e tij dhe t'i caktojë një e nga një.

Pritet dhe caktimi i drejtuesve në 7 qarqet e tjerë.