Sipas treguesve paraprak të ministrisë së Financave, të ardhurat e mbledhura përbëjnë 37 % të totalit të të ardhurave të planifikuara për t'u mbledhur përgjatë 2015-ës.
Gjatë këtij viti, qeveria planifikon të mbledhë 414.470 milionë lekë në buxhet. Të ardhurat e mbledhura në muajin maj llogariten 30 milionë lekë.
Në total, të ardhurat e mbledhura gjatë 5 mujorit të këtij viti rezultojnë 6.5 milionë lekë më të larta se sa në 5-mujorin e parë të vitit 2014, periudhë në të cilën u mblodhën 144 milionë lekë.
Ndërkohë, totali i shpenzimeve për 5 mujorin llogaritet 161.2 milionë lekë, dukë bërë që defiçiti për këtë periudhë të shkojë në 9.7 milionë lekë.
