'5 pyetjet nga Babaramo', Maks Velo: Teatri të rikonstruktohet, aty kemi historinë tonë të artit, s’mund të shembet

Maks Velo, i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv u shpreh kundër shembjes së godinës aktuale dhe ndërtimit të një Teatri të Ri në Tiranë. Edhe pse e vlerëson projektin e arkitektit danez Ingels, arkitekti Maks Velo thotë se ndërtesa aktuale mund të rikonstruktohet duke ruajtur ato vlera arkitektonike si i vetmi projekt futurist i ndërtuar në Shqipëri rreth 90 vjet më parë. 

Ajo ndërtesë ka jetuar dhe mund të jetojë. Do një rikonstruksion të plotë, të hapen muret, kollonat dhe të kryjet një rikonstruksion i plotë. Pse them të mbrohet? Ka vlera. Është e vetmja vepër e arkitekturës futuriste në Shqipëri, me atë konceptin e saj që futet thellë, principet dhe volumet, është e vetmja vepër e atij futurizmi të vonuar në Shqipëri. Është Banka, Bashkia, ministritë, Kryeministria, Teatri pastaj, janë një gjë me shumë rëndësi për qytetin, ka një strukturë, Bulevardi dhe këto janë krijuar strukturën. Stadiumi u prish dhe po prishëm edhe këtë, tërë kjo zinxhirë e arkitekturës italiane merr fund.

Skema si Teatër është shumë e mirë. Futesh nga kuota zero, është e vetmja ndërtesë në Tiranë. Futesh në një volum, te holli i parë, te holli i dytë dhe pastaj te salla dhe kur mbaron drama, ti del dalëngadalë nga salla. Asnjë Teatër i jonë nuk është kështu. Kemi ndërtuar pesë teatro në komunizëm. Krahasoji me këtë, asnjë s'është si ky. 

Projekti i Ingels është një projekt shumë i mirë. Por Teatri mund të rikonstruktohet. Historia jonë e artit është aty, nuk mund ta shembësh.

Maks Velo, arkitekt

Ndonëse Qeveria dhe Bashkia e Tiranës premtojnë një godinë të re funksionale në shërbim të artit, për Maks Velon lufta e madhe po bëhet për të grabitur tokën, duke akuzuar për afera korruptive. 

Aty gjithçka është për të fituar territorin. Është një aferë e pisët.  

Maks Velo, arkitekt

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
‘Spiun s’bëhem kurrë’/ Maks Velo: Më kërkuan të bëhesha bashkëpunëtor i sigurimit 3 ditë para se të dilja nga burgu

I ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, arkitekti Maks Velo flet edhe për vitet e tij të burgut gjatë regjimit komunist, izolimin në Spaç dhe tendencën e Sigurimit të Shtetit për ta rekrutuar vetëm tre ditë përpara lirimit nga qelia.

Ai thotë se refuzoi të bëhej bashkëpunëtor i regjimit, duke pranuar burgun dhe punën e vështirë në miniera, në vend të spiunimit të miqve dhe shokëve. 

Më kërkuan të bëhesha bashkëpunëtor i regjimit. Kjo vetëm tre ditë përpara se të lirohesha nga burgu. Ishte hera e pestë a e gjashtë që tentonin. U thash spiun nuk bëhem kurrë. Këtu do rri, në burg, do punoj, por spiun nuk bëhem kurrë. 

Maks Velo, arkitekt

Ora 22:00
Maks Velo rrëfen pasionin për pikturën: Aty nisi konflikti me sistemin komunist

Dhuntia dhe pasioni për pikturën në rininë e tij gjatë viteve të regjimit komunist, do t’i rezervonin Maks Velos një fat të trishtë. Interesi i tij për librat e Picassos dhe të njerëzve të tjerë të artit, do shqetësonin regjimin i cili do t’i vihej atij përmes një armate të tërë spiunësh edhe brenda rrethit të ngushtë familjar të Maks Velos. 

Te “5 pyetjet nga Babaramo”, Maks Velo rrëfen thyerjen e tij përfundimtare me sistemin komunist, pikërisht për shkak të krijimtarisë së tij artistike. 

Më denoncuan për libra arti, të Picassos. për punë arti. Nuk thoja se po përgatis ndonjë atentat të vras Enver Hoxhën. Për art, për bojëra, për këto. Këta, Picasso etj, nuk ishin të realizimit socialist. Për realizimin socialist nuk ishin pikturat, por skulpturat. U bënë 7 monumente për Enverin. Ata nuk donin artin e madh. 

Mësues në Korçë kisha Vangjush Mion, mësues në gjimnaz. I shkoja edhe te studioja, e shihja kur punonte. Në art nuk kanë nevojë vetëm fjalët, por personaliteti. Ai personalitet mund të mos flasë, por të rrezaton seriozitetin e punës. Këtu nisi konflikti me sistemin. Erdhi momenti që shteti tha jo, duhet të bësh realizimin socialist. Ato nuk i bëja dot. 

Maks Velo, arkitekt dhe piktor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luku: 31/07/2018 09:48

    Ne spac kane qene mijra te burgosur po budallalleqe si ty nuk flasin o Maksut.

    Përgjigju
  • Emigranti: 31/07/2018 00:34

    Se çfar arkiteti eshte ky i rrjedhur....po si mund te restaurohet nje strukture e ngritur me materiale skadente dhe prej shumë vitesh struktura e saje ka çeduar. Aktualisht nuk gezon me asnje dimesion struktural.....e çuditeshme,por si ky,Lubonja,Ngjela dhe ndonje tjetër duhet te studiohen ne ndonje laborator kaviesh,per te kuptuar se çfar ju ka bere ish sigurimi...zbulim shkencore do te dale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve