Jo të gjithë shkencëtarët më të rëndësishëm të historisë ishin të diplomuar, kur ata filluan veprat e tyre. Në fakt, historia është e mbushur me shkencëtarë të cilët kanë formuar botën për shkak të punës së tyre si adoleshentë. Ishin pikërisht ata që kanë bërë shkencën të ecë në shekuj. Nëse ata nuk do të kishin këtë dhunti dhe etje për dije, ndoshta e tashmja jonë do të ishte ndryshe. Falë këtyre të rinjve sot bota është ndryshe.

1. Isaak Njuton - Në kohën e Njutonit, ishte zakon që të rinjtë të zhvillonin disa aftësi krahas shkollës. Përkushtimi i tij për studime me vlerësime të larta në shkollë ishin mbresëlënëse. Edhe pse nëna e tij u përpoq të bëjë një fermer duke e hequr Isakun nga shkolla, mësuesi dhe xhaxhai i tij këmbëngulën që ai të kthehej në shkollë për të përfunduar shkollimin. Isak Njutoni ndoqi Universitetin e Kembrixhit pas mbarimit të shkollës në 1661. Ai zhvilloi një shumëllojshmëri të metodave shkencore dhe bëri zbulime të ndryshme përfshirë ato në optikë dhe ngjyrave.

2. Albert Anjshtajn - Në vitet e tij më të vogël, Albert Ajnshtajni kishte treguar gjithmonë një interes të madh në matematikë dhe shkencë. Ajnshtajni mori pjesë në provimet Federale Zvicerane Politeknike në Zyrih. Edhe pse rezultatet e tij ishin nën standart në shumë prej subjekteve të kërkuara, matematika e tij dhe aftësitë fizike ishin jashtëzakonisht të larta. Prej atje, Albert Ajnshtajni ndoqi shkollën kantonale Aargau në Aarau, Zvicër, ku u diplomua me nota kaluese në disa lëndë dhe me nota të larta në lëndët e matematikës dhe fizikës. Teoritë e tij kanë hedhur bazat e punës për shumë shkencëtarë të sotëm.

3. Galileo Galilei - Ndërsa po studionte në Universitetin e Pizës për një diplomë mjekësore në moshën 17 vjecare, Galileo Galilei u magjeps nga mënyra se si lëvizjet e rrymave të ajrit mund të shkaktonin lëvizjen ritmike të një llambadari. Galileo kaloi në studimet për matematikë, pasi ndoqi një leksion gjeometrie. Në moshën 22 vjecare, Galileo publikoi një libër mbi ekuilibrin hidrostatik që ai kishte shpikur.

4. Aristoteli - Aristoteli ka dhënë kontribute të mëdha në gati çdo temë studimi. Në moshën 18 vjeçare, ai u regjiostrua në Akademinë e Platonit, ku studioi pothuajse çdo subject të ofruar në atë kohë. Për 20 vite ai qëndroi në Akademinë duke përfunduar enciklopedinë e informacionit dhe duke hapur dyert për shumë të tjerë pas tij.

5. Blejz Paskal - A e dini se sistemi operativ i kompjuterit tuaj, Windows, ka një mjet që është instaluar shpikur 350 vjet më parë? Blaise Pascal filloi punën në pajisjet e llogaritjes dhe prototipet në moshën 16 vjeçare, në vitin 1642. Edhe pse janë zhvilluar llogaritës dixhitalë, me bateri diellore dhe software, Paskal ishte ai që hodhi bazën e të gjitha makinave tona përllogaritëse.

Çfarë kompjuteri ose smartphone do të ishte i plotë pa një makinë llogaritëse?
Nga e gjitha kjo mund të arrijmë në perfunimin se nëse shkurajojmë një fëmijë që të vërë në punë fantazinë e tij për të gjetur përgjigje për pyetjet e tij, atëherë pasojat mund të jenë fatale për të ardhmen e njerëzimit. Diksuh mund të thohtë se nëse nuk do të ishin këta fëmijë, do të ishte dikush tjetër që do të realizonte shpikjen, por sërish ka një pikëpyetje. A do të kishim të njëjtat shpikje?

*Shkrimi u botua në suplmentin FUNDJAVA të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(ad.ti/shqiptarja.com)